Lajmet

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhuron 100 milionë $ për të luftuar virusin Ebola

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i Microsoft dhuron 100 milionë $ për të luftuar virusin Ebola

allen.0.0_standard_800.0Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Paul Allen, do të kontribuojë me “të paktën” 100 milionë dollarë për të luftuar përhapjen e sëmundjes Ebola, ka lajmëruar ai gjatë ditës së enjte. Në një cicërimë, Allen zbuloi shumën e re të donacionit dhe iu kërkoi të tjerëve që të japin donacionet e tyre – të mëdha ose të vogla. “Çdokush ndjehet nganjëherë i thirrur për të ndjekur një gjë të caktuar që rezonon me ta dhe kjo ka rezonuar mua,” tregoi Allen për New York Times. “Ne jemi kundër një armiku tepër të ashpër. Natyra eksponenciale e rritjes së kësaj sëmundje është vërtet një sfidë – ne tashmë kemi parë në SHBA ku nga një rast u bënë dy.”

Një pjesë e donacioneve nga Allen do të shkojnë për Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Massachusetts, siç tregon Times, që ka po realizon “trajnime, punëtorë mjekësorë dhe pajisje laboratorike në Liberi”. Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu do të marrë një pjesë të parave nga Allen. Allen, i cili tani e kalon kohën e tij duke investuar, duke u marrë me çështje bamirësie dhe duke mbikëqyrur dy skuadra profesionale sportive, më parë tha që ai do të dhuronte 9 milionë dollarë për Fondacionin CDC.

Fondacioni i Familjes së Paul G. Allen ka lëshuar një uebfaqe, TackleEbola, që synon të marrë donacione për projekte konkrete në rajonet e rrezikuara nga Ebola. Në to përfshihen hapja e sa më tepër stacioneve për pastrimin e duarve, shpërndarjen e mjeteve për mbrojtje nëpër shtëpia dhe ofrimi i 12 profesionistëve të kujdesit shëndetësor si ndihmesë. Figura të tjera të rëndësishme në botën e teknologjisë duke përfshirë Mark Zuckerberg kanë dhuruar donacione të mëdha për ta luftuar këtë virus. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>