Analiza

Bashkëthemeluesi i YouTube Jawed Karim, i pa kënaqur me sistemin e ri të komentimit

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Bashkëthemeluesi i YouTube Jawed Karim, i pa kënaqur me sistemin e ri të komentimit

YoutubePas një heshtjeje prej tetë vitesh, bashkëthemeluesi i YouTube Jawed Karim ka bërë postimin e vet të dytë në faqe, për të kundërshtuar ndryshimet e Google në sistemin e komentimit.

Më 23 prill 2005 ai postoi videon e parë në YouTube, ku kishte incizuar veten gjatë një vizite në kopshtin zoologjik.

Pastaj ai ka qëndruar në heshtje deri tani, kur ai postoi një pyetje në kanalin e tij: “Pse dreqin duhet të kem një llogari në Google+ për të komentuar në një video“?

Ndryshimi i sistemit të komentimit në YouTube ka ngjallur polemika të shumta; videoja që e lajmëron këtë ndryshim në YouTube ka afërsisht 30,000 komente, shumë nga të cilët janë kritike kundër lëvizjes përgjatë mediumit të artit ASCII.

Siç ka thënë Karim, faqja tani kërkon që të posedohet një llogari në Google+ për të komentuar. Kjo e ka nervozuar atë. Komentuesit e tjerë kanë thënë që nuk do ta përdorin rrjetin Google+ për të komentuar në videot në YouTube dhe kështu do të ndalojnë së komentuari.

Ndërkohë kompania thotë që është e nevojshme të personalizohen seksionet e komentimit për çdo shikues: “Ju do të shihni postime në majë të listës nga krijuesi i videos, personalitete të popullarizuara, diskutime përkatëse për videon dhe njerëzit në Rrathët tuaj në Google+,” tha Google në një postim në blog. Por të tjerët dyshojnë që ky qëllim është për të rritur artificialisht numrin e përdoruesve të rrjetit të vet Google+.

Google+ ka qenë burim i mospajtimit për disa përdorues kur Google së pari shtoi një llogari të Google+ për çdo përdorues të shërbimit për e-mail, Gmail, deshën apo nuk deshën përdoruesit, duke i përdorur ato për të shpërblyer pozicionimin e njerëzve në kërkime dhe më pas e bëri atë si gjë thelbësore për komentim në vëzhgimet në Google Play.

Sidoqoftë, ndërmarrja ka qenë ngurruese për të shpërndarë hollësitë rreth asaj se sa njerëz e përdorin në mënyrë aktive rrjetin për qëllime sociale, ku një raport sugjeronte që ishin më pak se 10 milionë përdorues ditorë në mes të vitit 2012.

Google ka dhënë shifra më pak të qarta për “aktivitetin” – duke cituar që 540 milionë përdorues bëjnë “disa lloje” të veprimeve sociale çdo muaj dhe 300 milionë “në rrjedhë” janë përdorues aktivë mujorë.

Shtimi i komenteve nga YouTube mund të shkaktonte një rritje të madhe, mbase aq shumë sa 1.2 miliardë përdorues aktivë mujorë sikur Facebook-u. (PCWorld Albanian)

youtube comment

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>