Lajmet

Bashkia Tiranë investon në projekte TIK, tashmë certifikatat e gjendjes civile do të merren në “bankomat” ose eKioske

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Objekti më i specifikuar i këtij tenderimi është Implementimi i kioskave vetëshërbyese të cilat do tu mundësojnë qytetarëve shërbim 24 orësh me shërbimet e gjendjes civile Bashkia Tiranë investon në projekte TIK, tashmë certifikatat e gjendjes civile do të merren në “bankomat” ose eKioske Photo Source: LSA

Bashkia e Tiranës prokuron për shërbime eKiosk në njësitë e saj administrative, shmangen sportelet dhe komunikimi me zyrtarët

Në databazën për prokurime transparente, databazë për monitorim të procesit të kontraktimit publik përmes prokurimeve në njësi të qeverisjes vendore, është shtuar një pasaportë tenderi që bën të njohur procedurat për prokurimin me titull Ofrim i Shërbimeve eKioskë në njësi administrative të bashkisë së Tiranës. Ky prokurim ka afat për dorëzimin e ofertave nga kompanitë konkurruese datën 29 gusht. Vlera fond limit pa TVSH është 17 470 000 (shtatëmbëdhjetë million e katërqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

Objekti më i specifikuar i këtij tenderimi është Implementimi i kioskave vetëshërbyese të cilat do tu mundësojnë qytetarëve shërbim 24 orësh me shërbimet e gjendjes civile (certifikatat e gjendjes civile); Ndërtimin e një sistemi softwer I cili do të instalohet dhe do të mundësojë shërbimin për qytetarët; zhvillimin e një database për ruajtjen e të dhënave dhe statistikave të aplikantëve në pikat e vetëshërbimit; ndërlidhjen me sistemin e gjendjes civile dhe shkëmbim të të dhënave në kohë reale me sistemin elektronik të gjendjes civile; zvogëlimin e radhëve të pritjes dhe përmirësimin e dukshëm të kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarit si dhe mundësi të dërgimit të ankesave po përmes këtij sistemi.

Në këtë pasaportë tenderi tek portali Open Procurement Albania do të gjeni edhe termat e referencës për këtë projekt, ku përshkruhet se tashmë bashkia më e madhe në vend ka 24 Njësi Administrative me rreth 860 mijë banorë gjithsej.

Po sipas dokumentit për specifikime teknike të këtij projekti qëllimi i tij është Lehtësimi i procedurave dhe automatizimi i shërbimeve të gjendjes civile ku qytetarët në çdo kohë do të mund të kryejnë shërbime e veta siç është furnizimi me certifikata të gjendjes civile, ofrimi i mundësisë për të dërguar elektronikisht gjatë gjithë kohës kërkesa dhe ankesa pranë bashkisë dhe sigurimi i një sistemi monitorues dhe menaxhues për shërbimet e konsumuara nga ana e qytetarëve në pikat me vetëshërbim.

Për sistemin kërkohet të zbatohet, në përputhje me dispozitat ligjore për administrimin e sistemit të bazave të të dhënave shtetërore, në respekt të disponueshmërisë, integritetit dhe kofidencialitetit të informacionit.

Për të marrë certifikatat përmes këtij vetëshërbimi, qytetarët do të aplikojnë përmes kartës së identitetit ose përmes përdorues (username) dhe fjalëkalim (password). Ky proces është pabashkuar të realizohet në afatin e 2 muajve. Pas këtij tenderimi dhe kësaj kontrate, bashkia Tiranë pritet të tenderojë me një vlerë tjetër, për mirëmbajtje të sistemit dhe trajnim e përdoruesve.

Prokurime të njësive të qeverisjes vendore, historikun e tyre nga viti 2015 e në vijim, shpërndarjen e kontratave sipas operatorëve biznese fituese, ju mund ti monitoroni duke klikuar databazën me të dhëna të mirë strukturuara Open Procurement Albania.

Lajmet e fundit>