Biznes

Bashkimi Europian kërkon të heqë limitet rajonale për të mirat dixhitale

Mar 29 2015
0 Shpërndarje
Bashkimi Europian kërkon të heqë limitet rajonale për të mirat dixhitale

eu-flag-european-parliament-flickr

A jeni i mendimit se banerat e tipit “Mendo në mënyrë rajonale” të shfaqura shpesh nëpër filma nuk janë me vend? Nëse po, i të njëjtit mendim është dhe Bashkimi Europian. Për këtë arsye, po lançohet strategjia e re “the Digital Single Market”, i cili ndalon kompanitë të venë kufinj gjeografikë për shërbimet online, kur nuk është e domosdoshme. Zyrtarët thonë se ky lloj kufiri arbitrar nuk mund të ekzistojë, në një treg të vetëm të gjerë dixhital të Bashkimit Evropian. Nuk është ende e qartë nëse do të përfshihen rregulla, megjithatë më shumë informacion rreth kësaj do të kemi në Maj kur e gjithë strategjia të lançohet. Ajo që dihet është se asnjë individ nuk do detyrohet të shkarkojë shërbime bazuar në vendin ku ndodhen. Për shembull nëse do dëshironi të shihni në Netflix nga Shqipëria, tashmë do të mundeni.

Një diskutim tjetër është nëse Bashkimi Europian ka të drejtë ta bëjë këtë apo jo. Nuk mendohet të jetë tepër e vështirë për t’u kërkuar shërbimeve online të hapen. Vështirësia qëndron në faktin se licencimi i përmbajtjes shpesh ndodh me marrëveshje vend me vend. Për të zgjidhur këtë pritet të bëhen licenca të caktuara të Bashkimit Europian. Kjo do të bëjë që të theksohen më tepër ligjet për të drejtat e autorit, por kjo s’do të thotë që duhet të presim një akses pa limit online. (PCWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>