Harduer

Bashkimi Eurpian po kërkon krijimin e një karikuesi të përbashkët për çdo telefon

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Bashkimi Eurpian po kërkon krijimin e një karikuesi të përbashkët për çdo telefon

Bashkimi Europian po merr masat për vendosjen e një karikuesi të përbashkët për çdo lloj telefoni.

Tregu i brendshëm i Parlamentit Europian dhe Komiteti i Mbrojtjes së Konsumatorëve kanë marrë një vendim unanim për krijimin e një ligjji që do të detyrojë të gjitha kompanitë të prodhojnë të njejtin karikues.

Një prej arsyeve kryesore të këtij vendimi është reduktimi i mbetjeve nga pajisjet elektronike të papërdorshme.

Momentalisht komiteti ka si synim kompanitë Europiane të cilat deri tani kanë adoptuar karikuesit me kokë Micro-USB pasi ky ka qenë standarti vendosur nga Komisioni Europian në vitin 2010.

Apple është e vetmja kompani që nuk e ka adoptuar këtë standart, kjo pasi fakti që është përcaktuar si standart nuk do të thotë që është me patjetër i detyrueshëm për t’u zbatuar.

Pavarësisht natyrës autoritare të këtij vendimi nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në periudhë afatshkurtër.

Komiteti duhet t’ja propozojë këtë vendim Këshillit dhe më pas do të votohet nga Parlamenti për t’u aprovuar përfsundimisht. (PCWorld Albanian)

11_archimedes

Lajmet e fundit>