Biznes

Bashkimi Evropian aprovon blerjen e Shazam nga Apple

Sep 6 2018
0 Shpërndarje
Shazam është një aplikacion që përdoret për identifikimin e këngëve kur telefoni drejtohet nga një burim audio. Bashkimi Evropian aprovon blerjen e Shazam nga Apple

Bashkimi Evropian aprovoi blerjen e planifikuar të Shazam nga Apple duke thënë se një lëvizje e tillë nuk dëmton konkurrencën.

Marrëveshje e lajmëruar që nga Dhjetori i vitit të kaluar do të ndihmonte gjigantin e iPhone të konkurronte më mirë me liderin e industrisë Spotify.

Shazam është një aplikacion që përdoret për identifikimin e këngëve kur telefoni drejtohet nga një burim audio.

Hetimi i Bashkimit Evropian filloi në Prill pas shqetësimeve se kompanitë mund të blejnë rivalët e tyre për të përdorur të dhënat që posedojnë dhe dominuar tregun.

Franca, Italia, Spanja dhe Suedi ishin vendet të cilat kishin shprehur shqetësim rreth finalizimit të marrëveshjes. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>