Lajmet

Bashkimi Evropian gati për të dënuar Intel

May 11 2009
0 Shpërndarje
Bashkimi Evropian gati për të dënuar Intel

Eurokratët pritet të shpalosin vendimin e tyre të mërkurën ose të enjten, në bazë të hetimeve të mëhershme që patën treguar sinjale të qarta se Intel i ka vënë nën presion prodhuesit e PC-ve për të përdorur çipat e saj në vend të atyre të konkurrentëve. Intel do të mund të goditej me deri në 10% të të ardhurave vjetore, që do të thoshte një denim që përafërisht kap vlerën prej 4 miliard dollarë.
Çfarëdo që të jetë vendimi, Intel sigurisht që do të bëjë apel, kështu që asnjë para nuk do të ndërrojë duart për një kohë të konsiderueshme (përveç parave të avokatëve, që sigurisht kuptohet).
Ta kemi parasysh se tani jemi në një kohë të vështirë ekonomike dhe dënimi i kompanive që veçse po kalojnë një kohë të vështirë me shkurtimin e shpenzimeve ndoshta do të jetë i gabuar. Nëse Bashkimi Evropian nuk do të arrijë të bëhet paska më miqësor me biznesin, ata do të gjejnë veten para zvogëlimit të bizneseve dhe shkurtimit të vendeve të punës. Ideja më e mirë do të ishte një marrëveshje që do të zgjidhte këtë problem të sjelljes jo konkurruese, ndërsa dënimi masiv i Intel-it dhe kompanive tjera vetëm se do të lëndoj evropianët më shumë.

 

 

Lajmet e fundit>