Lajmet

Bashkimi Evropian propozon implementimin e enkriptimit fundor, ndalon përgjimet e agjencive qeveritare

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Qytetarët Evropianë duhet të dinë se konfidencialiteti dhe siguria e të dhënave të tyre është e garantuar shkruan drafti. Bashkimi Evropian propozon implementimin e enkriptimit fundor, ndalon përgjimet e agjencive qeveritare Photo Source: Getty Images

Bashkimi Evropian dëshiron ta ketë më të lehtë të marrë informacion kur është i domosdoshëm nga shërbimet online, por kjo nuk do të thotë se informacioni duhet të jetë i lehtë për tu shtënë në duar.

Parlamenti Evropian miratoi ditën e sotme një amendament i cili kërkon implementimin e enkriptimit fundor duke ndaluar përdorimin e portave të përgjimit nga agjencitë Evropiane të zbatimit të ligjit.

Qytetarët Evropianë duhet të dinë se konfidencialiteti dhe siguria e të dhënave të tyre është e garantuar shkruan drafti.

Propozimet pritet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe më pas të rishikohen nga Këshilli, andaj ekziston një mundësi që rregullorja të zbutet.

Por kjo rregullore e re mund të shënojë fillimin e një konflikti mes BE-së dhe vendeve që nuk janë aq miqësore me enkriptimin fundor. Britania është një armik i saj edhe pse është në hapat e largimit nga BE-ja.

Gjithashtu miratimi i këtij amendamenti do të pengonte përpjekjet e ligjvënësve Amerikanë për të ndaluar enkriptimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>