Lajmet

Bashkimin Europian po përpiqet të konsolidojë ligjet e privatësisë së të dhënave

Mar 10 2015
0 Shpërndarje
Bashkimin Europian po përpiqet të konsolidojë ligjet e privatësisë së të dhënave

OB-UY143_nobel1_G_20121012050529

Rregullat per privatësinë e të dhënave në Europë dhe Amerikë janë shumë larg me njëra-tjetrën. Bashkimi Europian duket se po bën ndryshimet e fundit të një ligji i cili do të ndryshojë në mënyrë dramatike mënyrën se si kompanitë amerikane që operojnë në Europë do të menaxhojnë të dhënat e klientëve. Projekt ligji i ri do të kërkojë pëlqimin e individëve përpara se t’u krijohet mundësia bizneseve të shfrytëzojnë të dhënat e tyre personale. Ligji në fjalë, gjithashtu do të zgjerojë ndikimin dhe impaktin e “të drejtës për t’u harruar”.

Legjislacioni është duke u negociuar brenda Bashkimit Europian dhe duhet të kalojë shumë pengesa politike përpara se të hyjë në fuqi. Autoritetet europiane gjithashtu po konsiderojnë edhe heqjen e një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Një marrëveshje, sipas së cilës kompanitë amerikane lejoheshin të mblidhnin të dhënat e gjeneruara nga klientët e tyre europianë, por që parlamenti i Bashkimit Europian dhe rregullatorët gjermanë kanë menduar ti japing fund kësa marrëveshjeje. Ky ndryshim mund të hyjë në fuqi në çdo moment.

Supervizori i mbrojtes së të dhënave për Europën, Giovanni Buttarelli, sqaroi në një intervistë më 5 mars për mënyrën sesi ky shqetësim mund të largohej. Buttarelli tha se ai nuk pajtohet me presidentin Obama kur ky i fundit ishte shprehur lidhur me përpjekjet e Bashkimit Europian për ruajtjen e të dhënave të klientëve të tyre si një qëllim për mbrojtjen e interesave komerciale kombëtare. Vendet e tjera kanë diskutuar propozime të ndryshme për mbajtjen e të dhënave personale të klientëve të Bashkimit Europian brenda Europës si një mënyrë për të përforcuar rregullat e privatësisë këtu.

Gjithashtu ai la të kuptohet edhe mundësinë e një implementimi më të gjërë të “së drejtës për tu harruar”. Edhe pse ai theksoi faktin se nuk ka qenë dakort me këtë gjë, dhe se ka sugjeruar një të mesme të artë lidhur me fshirjen e materialeve nga rezultatet e kërkimit. Aktualisht, 28 autoritetete private në të gjithë Bashkimin Europian mund të dërgojnë raste shkeljesh nga kompanitë teknologjike amerikane për vlerësim dhe më pas edhe gjykim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>