Biznes

Bashkojuni programit të referim të aplikacioneve të Google dhe fiton 15 $ për çdo konsumator të ri

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Bashkojuni programit të referim të aplikacioneve të Google dhe fiton 15 $ për çdo konsumator të ri

Skemat e anëtarësimit dhe programeve referuese kanë qenë pjesë e internetit që në fillesat e tij, por shumica e tyre janë fallco dhe keni shumë pak mundësi të paguheni për shërbimet. Por Google tashmë po i drejtohet kësaj skeme në një lojë referimi me aplikacionet e saj. Ju do të merrni 15 dollarë amerikanë për çdo konsumator të ri që ju referoni për në aplikacionet e Google. Gjithsesi, ata duhet të jenë konsumatorë të aplikacioneve të Google për katër muaj përpara se ju të merrni paratë e premtuara. Pikë së pari kjo është e kufizuar për momentin në SHBA dhe Kanada, dhe e dyta ju keni nevojë për një numër ID për pagim taksash dhe një llogari në bankë për depozita direkte.

Nuk ngjason me skemën e banerave ku ju vendosni reklamat e banerit në uebfaqen tuaj, si p.sh Amazon. Në vend të kësaj, ju merrni një link referues, dhe shembuj e-mail-esh për t’iu dërguar njerëzve, për ti ftuar ata për të përdorur aplikacionet e Google. Vetëm të jeni të kujdesshëm që ju të mos i acaroni njerëzit dhe të filloni t’iu bëni Spam atyre më përpjekjet tuaja për të fituar para përmes këtij programi.

Nëse nuk keni dijeni, Aplikacionet e Google  janë si një sistem e-maili të cilin e ofron Google për individë dhe biznese, për domeinet e tyre private. Google më parë pati ofruar një version falas, por më pas e tërhoqi, për ti hapur rrugë versionit me pagesë. Përveç shërbimit e-mail, Applikacionet e Google përfshijnë edhe shërbimet e zakonshme të Google si Calendar, Google Talk, Docs, Storage dhe shumë të tjera. Nëse jeni i interesuar që të bëni para, atëherë klikoni këtugoogleapps1 dhe ndiqni udhëzimet e paraqitura. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>