Lajmet

Bateria e një telefoni shkaku i rrëzimit të avionit të EgyptAir thonë hetuesit

Jan 14 2017
0 Shpërndarje
Airbus A320 në pronësi të EgyptAir me 66 pasagjerë në bord mund të jetë rrëzuar nga një telefon ose tablet thanë hetuesit francezë. Bateria e një telefoni shkaku i rrëzimit të avionit të EgyptAir thonë hetuesit Photo Source: Associated Press

Rrëzimi i avionit në Maj të vitit të kaluar me pasojë jetën e të gjithë udhëtarëve dhe ekuipazhit ka ardhur si rezultat i përfshirjes nga flakët të baterie të një telefoni apo tableti shkruante gazeta Le Parisien.

Ekziston një ngjashmëri mes vendit ku shpërtheu zjarri në aeroplan dhe vendodhjes së telefonit të pilotit të Airbus shkruanin hetuesit.

Kutia zezë zbuloi se avioni shpërtheu në ajër pas një zjarri në kabinën e pilotëve. Autoritetet Egjiptiane besonin se kishin të bënin me një sulm terrorist pas raportimeve se ishin zbuluar eksplozivë ngjitur me ndenjësen e një prej pasagjerëve.

Kamerat në aeroportin e Sharl De Gol zbulonin sende personale të pilotit në kroskotin e instrumenteve të drejtimit të avionit thoshte Le Parisien.

Stabiliteti i baterive prej litiumi është vënë në dyshim kohët e fundit. Kompanitë ajrore kanë ndaluar bartjen e disa modeleve të caktuara të telefonëve.

Në 2010-tën një zjarr shpërtheu në kabinën e një avioni të Air Francë pas shpërthimit të një bateri litiumi.

Së fundi Galaxy Note 7 u tërhoq nga tregu pas problemeve me baterinë. Përpara se kjo të ndodhte, kompanitë ajrore në SHBA ndaluan bartjen e telefonit në një fluturim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>