Biznes

Bateria Retina Macbooks e Apple kushton 199$

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Bateria Retina Macbooks e Apple kushton 199$

Shumë është shkruar për mungesën e azhornimit dhe riparimit te Retina MacBook Pro të Apple. Kjo dallohet pasi Apple i ka bërë pjesët të pandashme nga njëra-tjetra. Bateria është e vendosur me ngjitës. RAM-i është i shkrirë me motherboard, ekrani është i bashkuar si një njësi e vetme, duke e detyruar që nëqoftëse prishet nje pjesë, duhet ndryshuar i gjithë laptopi.

Më shumë probleme do të keni në qoftë se do të doni të bëni azhornimin e MacBook Pro. Gjatë procesit, lutuni që asgjë të mos shkojë keq. Duke u bazuar në një sërë raportesh, vendimi i Apple për të ngjitur baterinë, heq mundësinë e çdo riparimi në kushte shtëpie. Në qoftë se doni të ndryshoni baterinë, duhet ta çoni laptopin në një dyqan Apple dhe të prisni të paktën 3-4 ditë. Po çmimi? 199$. Në qoftë se keni pasur MacBook më përrpara, do ta kuptoni se riparimi është 54 cent më shumë se ajo çfarë keni paguar më parë. Gjithësesi, MacBook Air ka të njëjtin ndërtim, por ndryshimi i baterisë kushton 129$.

“Edhe një herë, Apple i ka dhënë tregut një mundësi zgjedhjeje. Ata kanë dy laptopë të ndryshëm, një që është i riparueshëm dhe i azhornueshëm dhe një tjetër që nuk është” – thotë Kyle Wiens i iFixit. “Nuk janë totalisht produkte të njëjta, një është më pak i shtrenjtë, tjetri ka një pamje të teknologjisë së fundit, memorje më të madhe si dhe çmim më të lartë, gjithësesi nuk kanë të njëtjin emër. Në fakt, Apple u kërkon përdoruesve të përcaktojnë fatin e MacBook Pro”.

Garancitë e baterive, te dyja me versione një dhe tre vjeçare, mbulojnë defektet, por jo humbjet nga shkaqet e tensionit. (PCWorld Albanian)

Tags >

MacBook
Lajmet e fundit>