Lajmet

Bateritë e para me Zink dhe ajër në vitin 2010

Nov 4 2009
0 Shpërndarje
Bateritë e para me Zink dhe ajër në vitin 2010

Bateritë janë një pjesë gjithmonë më e rëndësishme e jetës osnë të përditshme. Nëse kjo ju duket thjeshtë një retorikë shkrimi teknologjik, mendojeni pak më gjatë; ato jo vetëm ndodhen prej mëse 20 vitesh në pjesën më të madhe të orave të dorës, sot ato fuqizojnë telefona celularë, laptopë dhe netbookë, aksesorë shtëpie e udhëtimi, periferika wireless dhe shume më tepër.
Bateritë e litiumit janë sot lloji më i përhapur në përdorimin e përditshëm; që nga boom-i fluturimit elektrik të komanduar, deri në telefonat tuaj celularë, të cilët nuk peshojnë më sa një tullë e vogël ndërimi, ato kanë qënë një sukses i vërtetë i dhjetëvjeçarit që po lëmë pas, por kanë patur dhe problemet e tyre. Tejnxehja dhe shkatërrimi nga zjarri mbi të gjitha është shfaqur herë pas here në lajmet online, por një problem të tillë, bateritë e reja me Zink nuk do ta kenë, por jo vetëm kaq.
Bateritë Zink-Ajër (mos i ngatërroni me ato Zink-Karbon, të cilat janë një ndër llojet e barerive standarte me një përdorim) janë gjithashtu më të lira për tu prodhuar se ato të Litiumit dhe dhe kanë aftësi të ruajnë një ngarkesë rreth tri herë më të madhe. Kompania Zvicerane ReVolt, planifikon shpërndarjen e këtyre baterive Zink-Ajër që vitin e ardhshëm, duke filluar me përmasat më të vogla për të ushqyer aparatet e dëgjimit apo orat e dorës, e për të arritur më pas gjatëvitit tek bateritë e telefonave celularë dhe laptopëve.
Në baterinë e Zinkut, elektroda e ajrit shkarkohet nëpërmjet katalizatorëve që lëshojnë ione hidroksil, ky proces shkakton lëshimin e elektroneve nga elektroda e Zinkut, çka gjeneron dhe rrymën elektrike.  Problemi kryesor i deritanishëm ka qënë faza e ngarkimit të baterisë, e cila degradonte elektrolitin e ajrit shumë shpejt për të patur një numër të kënaqshëm ciklesh.
Për momentin, ReVolt ka prodhuar prototipe të afta për të performuar në mbi njëqind cikle ngarkimi dhe shkarkimi, ppor objektivi është të arrihen 300-500 të tilla për përdorim në pajiste të cilat karikohen shpesh siç janë celularët apo netbookët. Por prodhuesit më të më dhenj të baterive gjithashtu nuk qëndrojnë në vend, dhe emra si Energizer, Duracell, Philips etj, janë në garë me prototipet dhe produktet e para.

Lajmet e fundit>