Softuer

Batman: Arkham Asylum merr shpërblimet kryesore në BAFTA

Mar 23 2010
0 Shpërndarje
Batman: Arkham Asylum merr shpërblimet kryesore në BAFTA

Akademia Britanike e ndarjes së Çmimeve për Video Lojëra ka festuar 12 muajt e kaluar të lojërave, edhe gjatë këtij viti në një ceremoni atraktive shpërblyese në qendër të Londrës.  Akademia Britanike e Filmit dhe Artit Televiziv (BAFTA), që së fundi ka vendosur një theksim në lojëra, tani mban departamentin e argëtimit interaktiv si dorën e saj të tretë, në mesin e departamenteve tradicionale të filmit dhe televizionit.

Batman: Arkhym Asylum, që ishte zhvilluar nga Rocksteady një studio me bazë në Londër, ka arritur të mbledh çmimet më të mëdha, si Best Game dhe Best Gameplay. Rocksteady, të cilën së fundi e ka blerë Warner Bros., është duke u paraqitur me një fitore të radhës, pasi që javën e kaluar në ndarjen e çmimeve në pranë Game Developers Choice Awards, ajo mundi Uncharted 2: Drake’s Fortune në kategorinë për dizajn të lojës.

Uncharted 2 në anën tjetër, ka festuar praninë në BAFTA duke mbledhur katër çmime. Titulli ekskluziv për Playstation 3, fitoi në kategoritë Aksion, Rezultat Origjinal, Tematikë dhe Shfrytëzim të Audios.

uncharted  2

Pjesëmarrës tjerë që morën shpërblime përfshinin zbuluesin e Mario-s, Shigeru Miyamoto, i cili fitoi çmimin “Felloship Award”. Miyamoto i është bashkangjitur themeluesit të Atari, Nolan Bushnell dhe krijuesit të Sim City, Will Wright, si anëtarë nderi të shoqërisë BAFTA.

Call of Duty: Modern Warfare 2 fitoi çmimin e votimit të publikut për Çmimin e Lojës së vitit 2009, por ishte një përfaqësues i Activision UK që mori çmimin, dhe jo ndonjë zhvillues nga Infinity Ward. Kjo ndodhi për shkak të trazi

rave përbrenda Infinity Ward, duke përcjellë përfundimin e papritur të kontratës së liderëve të studios Jason West dhe Vince Zampella. Të dy tani janë duke paditur Activision për dëme në vlerë prej 36 milion dollarë.

Çmimet u prezantuan nga komediani Dara O’Brian për herë të dytë me radhë dhe përsëri u mbajtën në Hotelin Hilton Metropole të Londrës. Secila kategori është votuar nga një panel prej tetë deri në nëntë anëtarë profesional , përveç në kategorinë “Game Award of 2009” (Çmimi i Lojës së vitit 2009), e cila u votua nga publiku.

Lista e plotë e të nominuarve është më poshtë, ku me të kuqe dhe me bold janë theksuar fituesit nëpër kategori:

Aksion
Fitues: Uncharted 2: Among Thieves
Assassin’s Creed II
Batman: Arkham Asylum
Call of Duty: Modern Warfare 2
Infamous
Left 4 Dead 2

Arritje Artistike
Fitues: Flower
Assassin’s Creed II
Batman: Arkham Asylum
Call of Duty: Modern Warfare 2
Streetfighter IV
Uncharted 2: Among Thieves

Loja më e mirë
Fitues: Batman: Arkham Asylum
Assassin’s Creed II
Call of Duty: Modern

Warfare 2
FIFA 10
Left 4 Dead 2
Uncharted 2: Among Thieves

Familje dhe Shoqëri

Fitues: Wii Sports Resort
The Beatles: Rock Band
Buzz! Quiz World
EyePet
Guitar Hero 5
New Super Mario Bros Wii

Gameplay
Fitues: Batman: Arkham Asylum

Assassin’s Creed II
Call of Duty: Modern Warfare 2
New Super Mario Bros Wii
PixelJunk Shooter
Uncharted 2: Among Thieves

Loja të dorës
Fitues: Little Big Planet (PSP)
Gran Turismo
LocoRoco Midnight Carnival
Mario and Luigi: Bowser’s Inside Story
Professor Layton and Pandora’s Box
Scribblenauts

Multiplayer
Fitue
s: Left 4 Dead 2
Battlefield 1943
The Beatles: Rock Band
Call of Duty: Modern Warfare 2
Halo 3 ODST
Uncharted 2: Among Thieves

Rezultat Origjinal

Fitues: Uncharted 2: Among Thieves
Assassin’s Creed II
Batman: Arkham Asylum
Call of Duty: Modern Warfare 2
Harry Potter and the Half Blood Prince
PixelJunk Shooter

Sport
Fitues: FIFA 10

ColinMcRae: DiRT 2
Football Manager 2010
Forza Motorsport 3
Wii Fit Plus
Wii Sports Resort

Tematikë
Fitues: Uncharted 2: Among Thieves
Assassin’s Creed II
Batman: Arkham Asylum
Broken Sword – Shadow of the Templars: The Director’s Cut
Brutal Legend
Dragon Age: Origins

Strategji
Ftiues: Empire: Total War
Command and Conquer 3: Uprising
FIFA Manager 10
Football Manager 2010
Halo Wars
Plants vs. Zombies

Shfrytëzim i audios
Fitues: Uncharted 2: Among Thieves
Batman: Arkham Asylum
Call of Duty: Modern Warfare 2
DJ Hero
Flower
Left 4 Dead 2

Shfrytëzim i modusit online
Fitues: FIFA 10

Battlefield 1943
Call of Duty: Modern Warfare 2
Little Big Planet (PSP)
Singstar TakeThat
Uncharted 2: Among Thieves

GAME Award
Fitues: Call of Duty: Modern Warfare 2

Assassin’s Creed II
Batman Arkham Asylum
The Beatles: Rockband
FIFA 10
GTA China Town Wars
Legend of Zelda Spirit Tracks
Street Fighter IV
Uncharted 2: Among Thieves
Wii Sports Resort

Çmimi Fellowship
Shigeru Miyamoto

Lajmet e fundit>