Softuer

Batman: Arkham City në vjeshtë të vitit të ardhshëm

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Batman: Arkham City në vjeshtë të vitit të ardhshëm

Siç tregon edhe titulli, Batman është rrugës për Gotham City i cili tani është bërë një “shtëpi” e sigurisë maksimale për të gjithë kriminelët e qytetit. Detaje tjera janë shumë të pakta dhe WB t thekson se loja do të veçohet me një tregim të ri, duke përfshirë edhe një grup të ri të karaktereve dhe keqbërësve klasik si dhe do të përmbajë veçori të avancuara për luajtje.

GameInformer ka paraqitur edhe disa pamje mahnitëse nga loja, dhe në to konfirmohet prania e Catwoman në qytetin Arkham, dhe sipas të gjitha gjasave ky karakter do të luaj një rol të rëndësishëm në këtë lojë.

Arkham City ishte një prej disa emrave të regjistruar për lojën e përmendur muajin që shkoi. Dy keqbërës tjerë të konfirmuar deri më tani janë Mr.Freeze, zërin e të cilit e luan aktori Maurice LeMarche dhe tjetri është Talia al Ghul, vajza e Ra’s al Ghul, zërin e së cilës e luan aktorja Stana Katic.

Lajmet e fundit>