Lajmet

Battery Diag ofron shumë informacione për baterinë e MacBook-ut

Apr 29 2014
0 Shpërndarje
Battery Diag ofron shumë informacione për baterinë e MacBook-ut

teavywtrjrstabbjq81uOS X: Battery Diag është një monitorues i baterisë për MacBook-un tuaj që duket mjaft mirë dhe ju ofron informacione të dobishme rreth baterisë në laptopin tuaj të prodhuar nga Apple. Ky program funksionon duke qenë i vendosur në shiritin kryesor dhe kërkon resurse minimale.

Klikimi i Battery Diag nga shiriti kryesor do të shfaqë kapacitetin e baterisë dhe pjesën e mbetur të baterisë që akoma nuk është harxhuar. Ai po ashtu shfaq burimin, gjendjen aktuale të baterisë, numrin e cikleve të mbushjes dhe koha për të cilën vlerësohet të jetë në gjendje të qëndrojë laptopi juaj duke punuar pa pasur nevojë të rimbushet bateria, apo të futet kablloja. Klikimi në “i” do të shfaqë edhe më tepër hollësi, si temperatura e baterisë dhe përdorimi i energjisë elektrike në vatë. Baterry Diag ofron mundësinë e zgjedhjes së dy ndërfaqeve: Rainbow dhe Dark.

Battery Diag është një aplikacion i mirë, i dobishëm dhe që zë pak hapësirë për MacBook-un tuaj dhe nëse e përdorni atë në sfond, ai përdor rreth 8MB të RAM-it dhe rrallëherë përdor CPU. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>