Vëzhgim

Baza e Google për të dhënat rreth vendndodhjeve të ruterëve

Apr 26 2011
0 Shpërndarje
Baza e Google për të dhënat rreth vendndodhjeve të ruterëve

Duke kontrolluar një telefon kundër bazës me të dhëna për rrjetet Wi-Fi, vendndodhja e pajisjeve mundtë përcaktohet pa pas nevojë që të lëshohet veçoria GPS e telefonit. Nuk është vetëm Google; Skyhook wireless filloi që të ndërtojë një bazë të ngjashme në vitin 2003 të rrjeteve Wi-Fi, të cilën Apple e përdori derisa sa nuk e lëshoi shërbimin e vet në vitin e kaluar.

Sapo që një veturë ose një telefon e gjen një rrjet Wi-Fi, ai e dërgon BSSID/MAC adresën e ruterit, fuqinë e sinjalit, koordinatat GPS dhe më shumë tek Google. Harta e re për Android nga Samy Kamkar ua mundëson ju që t’i përdorni këto MAC adresa të posaçme të ruterëve përgatë bazës me të dhëna të ndërmarrjes Google. Kamkar e shpjegon këtë në blogun e tij, vegla “ua mundëson ju që të fishkëlloni atë bazë dhe të gjeni saktësisht ku ndodhet në botë një ruter wi-fi” – ju mund ta gjeni MAC adresën e ruterit tuaj në veglat administrative të pajisjes tuaj. Nëse Google ka përgjuar ruterin tuaj, futja e tij në hartën e Androidit do të zbulojë gjatësinë, vendin, qarkun, rrugën dhe madje edhe numrin postar.

Kamkar tregoi për The Register, “Ata janë duke dërguar të gjitha koordinatat tuaja GPS. Ata e dinë se sa shpejt jeni duke udhëtuar. Atje është një identifikues unik që gjithmonë dërgohet.” Duke analizuar vendndodhjen e telefonit dhe ID-në, Kamkar tregoi që Google lehtësisht do të jetë në gjendje që të vendos në hartë se ku punoni dhe jetoni. Pasi që ishte lëshuar në javën e kaluar, Google dhe Apple janë duke përgjuar të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve; që të dy ndërmarrjet janë nën trysni nga përdoruesit, Anëtarët e Kongresit dhe grupet e privatësisë janë duke kërkuar për përgjgjie rreth asaj se si, pse dhe kur këto të dhëna përgjohen dhe transmetohen./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>