Blog

BB: Kriptomonedhat po përdoren në vendet me korrupsion dhe institucione të dobëta

May 8 2018
0 Shpërndarje
Një arsye tjetër për përdorimin e valutave teknologjike në ECA është dëshira për të zhvilluar mjete alternative për transferimin e fondeve të mëdha. Rusia është emetuesi më i madh (më shumë se 956 milionë dollarë), ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (811 milionë dollarë) dhe Zvicra (514 milionë dollarë). BB: Kriptomonedhat po përdoren në vendet me korrupsion dhe institucione të dobëta

Përdorimi i kriptomonedhave u intensifikua në fund të vitit 2016, veçanërisht për transfertat e mëdha ndërkufitare në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Banka Botërore në një raport të posaçëm për ecurinë e kriptomonedhave në vendet e ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria vëren se në vendet ku institucionet financiare mungojnë, ku njerëzit duan të shmangin mbikëqyrjen dhe sektorët financiarë janë të pazhvilluar, kriptomonedhat përdorën me lehtësisht.

Banka Botërore ka gjetur se në vendet ku korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike janë më të larta, besimi në sundimin e ligjit është më i ulët dhe cilësia rregullatorë lw për të dëshiruar tenton të adoptojë bitcoin më shpejt.

Disa dëshmi kanë treguar se si institucionet e dobëta ose besimi i ulet tek bankat janë një nga arsyet kryesore për interesin ndaj kriptomonedhave. Vendet e rajonit të ECA kanë kursime në banka më pak sesa në pjesë të tjera të botës. Familjet në këto vende po kërkojnë mundësi alternative të kursimit.

Një arsye tjetër për përdorimin e valutave teknologjike në ECA është dëshira për të zhvilluar mjete alternative për transferimin e fondeve të mëdha. Rusia është emetuesi më i madh (më shumë se 956 milionë dollarë), ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (811 milionë dollarë) dhe Zvicra (514 milionë dollarë).

Nga ana tjetër qendrat financiare tradicionale po përpiqen të përshtaten për të përmbushur konkurrencën nga një teknologjia shkatërruese. Zvicra po udhëheq në rregullimin financiar për të mbuluar iCO-të, duke siguruar që ato të përfshihen në arkitekturën financiare ekzistuese dhe jo të zhvillohen si një alternativë e jashtme.

Për shembull, Sirin Labs ngriti 157 milionë dollarë për zhvillimin e një smartphone me bazë blockchain. Në përputhje me këto zhvillime, një fondacion zviceran, i këshilluar nga Jacob Frenkel, kryetar i JPMorgan Chase international dhe laureati Nobel Myron Scholes, ngriti 50 milionë dollarë për të zhvilluar një kriptopurencë të mbështetur nga SDRs. Saga do të kishte një vlerë të qëndrueshme dhe do të integrohej në sektorin financiar ekzistues, duke përfshirë kontrollet kundër pastrimit të parave, me depozita në fondet SDR të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveritë në ECA po grumbullojnë eksperienca për të përmirësuar shërbimet qeveritare. Estonia, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë eksperimentuar me bllockchain për të ngritur regjistrat e tokës dhe të pasurive të paluajtshme. Ata ende janë duke kërkuar për dizajnë të specializuara dhe efikase, por eksperimentet kanë dhënë një nxitje për përpjekjet për të dixhitalizuar shërbimet qeveritare.

Disa banka qeveritare në ECA po kërkojnë të përmirësojnë shërbimet e tyre përmes përdorimit të blocchain. Disa qeveri dhe Komisioni Evropian po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të teknologjive të reja për të zvogëluar fuqinë e kompanive të mëdha të rrjeteve dixhitale. Regjistrimi i tokës dhe kadastrat e pasurive të paluajtshme ende mund të përmirësohen. Teknologjitë Blockchain mund të ndihmojnë plotësimin e këtyre boshllëqeve, thekson Banka Botërore. /Monitor

Lajmet e fundit>