Softuer

BBBBzzzzzz! Vuvuzela vazhdon tingujt edhe në iPhone

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
BBBBzzzzzz! Vuvuzela vazhdon tingujt edhe në iPhone

Një aplikacion që imiton zhurmën e “gumëzhuese” të trumpetës plastike Afrikane, që është bërë temë diskutimi në Kampionatin Botëror të sivjetëm në Afrikë të Jugut, është shkarkuar më shumë se një milion herë për iPhone.

Për ironi, aplikacioni është dizajnuar nga një holandez. Përfaqësuesit e kombëtarës së këtij shteti kanë qenë më të zhurmshmit për sa i përket çështjes së vuvuzelës, ku trajneri Bert van Marwijk ka thënë se këto instrumente nuk duhet lejuar në seancat e trajnimit të ekipit, kurse sulumuesi Robin van Persie është shprehur se sherri i vuvuzelave nuk po mund të dëgjojë vërshëllimën e gjyqtarit.

Pasi ka fituar vetëm disa shkarkime të pakta  prej se ishte lansuar para tetë muajsh, shkarkimet shpërthyen pas fillimit të garës, ku shumica e personave që shkarkuan aplikacionin ishin nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca.

Më shumë se 83.000 vota në ueb faqen www.banvuvuzela.com kanë bërë thirrje për ndaljen e vuvuzelës në kampionat (9.000 kanë votuar pro), por organizatorët e Kupës Botërore e kanë bërë të qartë se vuvuzela do të vazhdojë.

iVuvuzela mund të prodhojë zhurmë prej rreth 90 decibe përmes iPhone, iPod Touch apo iPad, kurse trumpeta reale arrin të ketë kapacitet më të madh se 130 decibel.

“Mos harroni se iPhone juaj mund të lidhet me një zmadhues” shkroi  bashkë-dizajneri i iVuvuzelës, Lyan van Furth.

Për ata që dëshirojnë ta dëgjojnë vuvuzelën edhe në iphone klikoni këtu.

Lajmet e fundit>