Lajmet

BBM 7 vjen për pajisjet BlackBerry OS 5, ofron telefonata nga lidhjet me Wi-Fi

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
BBM 7 vjen për pajisjet BlackBerry OS 5, ofron telefonata nga lidhjet me Wi-Fi

BlackBerry Messenger (BBM) është përmirësuar për tu ekzekutuar në pajisjen e BlackBerry OS 5, duke shtuar suport për telefonata-zëri nëpërmjet lidhjeve me Wi-Fi, njoftime për përmirësime të reja të BBM edhe sinkronizim më të mirë më BlackBerry ID(BBID).

Me versionin e fundt të BBM, është më e lehtë për përdoruesit të ndryshojnë midis mesazheve të bazuara në tekst me telefonatat e zërit të BBM.

Gjithashtu, BBM 7 ka prezantuar lajmërime për përmirësime të të ardhmes, dhe gjithashtu një sinkronizim të mirë me BBID duke lejuar përdoruesit të lidhin profilet e tyre të BBM, grupet dhe kontaktet me BBID Prezantimi i telefonatave VoIP (zë nga IP) te gjeneratave të vjetra BlackBerry mund mos të duket shumë e rëndësishme, por duhet thënë se duke qenë se BBM është unik vetëm për pajisjet e BlackBerry ndryshe nga Skype apo Viber, është vitale që karakteristikat e reja si BBM Voice(telefonata zëri) të suportohen nga një gamë e gjerë pajisjesh brenda BlackBerry.

Nëse shërbimi është kaq i limituar, sidomos nëse nuk përhapet brenda pajisjeve të BB shanset për tu përdorur dhe adoptuar nga përdoruesit reduktohen. Gjithashtu rritet mundësia që përdoruesit e BB të largohen drejt konkurentëve të tij.

Vjen Skype 6.2 për Windows dhe Mac

BlackBerry pretendon se është një nga komunitetet më të mëdha mobile të industrisë, me mbi 60 milionë përdorues aktivë dhe 150 milionë mesazhe të dërguar çdo muaj nga BBM.

BBM 7 mund të shkarkohet aktualisht nga BlackBerry World. (PCWorld Albanian)

blackberry messenger

Lajmet e fundit>