Lajmet

BBM Enterprise SDK, strategjia më e re e BlackBerry për të gjeneruar të ardhura

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Vitet e fundit kanë qenë të vështira për BlackBerry por kompania kanadeze duket më e vendosur se kurrë për tju rikthyer suksesit me orientimin drejt softuerit dhe shërbimeve. BBM Enterprise SDK, strategjia më e re e BlackBerry për të gjeneruar të ardhura Photo Source: adrianhancu/123RF

Këto dy sektorë do të shpëtojnë kompaninë argumentonte shefi ekzekutiv në detyre John Chen dhe koha po provon se ka patur të drejtë. Tranzicioni i cili filloi vitin e kaluar po jep shenjat e para të jetës për kompaninë.

Lëvizja më e fundit është ofrimi i dizajnit dhe funksionaliteteve të sigurisë së BBM për zhvilluesit të cilët dëshirojnë ti inkorporojnë në softuerët e tyre.

BlackBerry prezantoi SDK-në e BBM Enterprise këtë javë nëpërmjet të cilës zhvilluesit mund të ofrojnë komunikim me tekst, audio dhe video në komunikimet mobile me sigurinë për të cilën kompania njihet mësë miri.

Kështë kompania Kandeze sfidon hapur ofrues të shërbimeve ngjashme si Twilio dhe Plivo. Nëse kjo strategji provon sukses, mund të shndërrohet në një prej gjeneratorëve kryesor të të ardhurave për BlackBerry.

Në një postim në blog ku prezantohej BBM Enterprise SDK, COO i kompanisë përshkruante mënyrën sesi kjo teknologji dhe përfitimet e saj mund të përdoren me fjalët:

“Një oficer policie i cili përdor telefonin e tij për të transmetuar live në rajonin e policisë një vepër kriminale.”

BBM Enterprise SDK do të jetë e disponueshme së shpejti për zhvilluesit iOS dhe Android. Më shumë detaje pritet të zbulohen nga fundi i muajit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>