Analiza

BE dhe Koreja e Jugut, partneritet për zhvillimin e teknologjisë 5G

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
BE dhe Koreja e Jugut, partneritet për zhvillimin e teknologjisë 5G

5g_networkBashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje ku flitet për partneritetin e këtyre vendeve mbi zhvillimin e rrjetit të internetit 5G. Rrjeti 5G do të sjellë ndryshime tërësore në komunikimin dhe në zhvillimin e telefonëve inteligjent si dhe kompjuterëve.

Bashkimi Evropian do të investojë rreth 700 milionë euro për 7 vitet e ardhshme në këtë teknologji, ndërsa investimet e industrive dhe kompanive të interesuara do të jenë akoma më të larta.

Vizioni mbi këtë teknologji i tejkalon telefonët inteligjentë, pasi pritet që rrjeti 5G të përdoret jo vetëm për to , por edhe për krijimin e qyteteve inteligjente, ku rrugët , pallatet dhe çdo gjë tjetër mund të komunikojnë me njëra-tjetrën. Ky partneritet premton se kjo teknologji do të bëjë të mundur shkarkimin e një filmi HD në më pak se 6 sekonda. Realizimi i gjithë këtij projekti dhe vizioni parashikohet të jetë rreth viteve 2020-2030. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001

Tags >

5G
Lajmet e fundit>