Lajmet

BE godet Intel me gjobë prej 1.5 miliard dollarë

May 13 2009
0 Shpërndarje
BE godet Intel me gjobë prej 1.5 miliard dollarë

Komisioni Evropian ka gjobitur Intel me 1.5 miliard dollarë për shkak të abuzimit të pozitës si dominant në tregun e çipave kompjuterik.
Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 1.06 miliard euro (1.5 miliard dollarë) për Intel, për shkak të thyerjes të rregullave të antitrustit EC Treaty, përmes abozimit të një pozite dominante në treg dhe duke shtyrë përpara praktike ilegale jokonkurruese duke përjashtuar konkurrentët nga tregu i CPU-ve.
Komisioni gjithashtu ka urdhëruar që Intel të ndal praktikat ilegale menjëherë. BE deklaron se në mes të tetorit të vitit 2002 dhe dhjetorit të vitit 2007, Intel kishte një pozitë dominante në treguon botëror të CPU-ve x86, prej së paku 70% të të gjithë tregut. Komisioni gjithashtu bëri të ditur se Intel ka nxitur dy forma specifike të praktikave ilegale.

Intel ka paralajmëruar se do të bëjë apel kundrejtë këtij vendimi.
“Intel bënë përjashtime ndaj këtij vendimi. Ne besojmë se vendimi është i gabuar dhe injoron realitetin e një tregu shumë konkurrues të mikroprocesorëve” tha shefi ekzekutiv i Intel, Paul Otellini.
“Nuk ka pasur as edhe zero përqind dëm në konsumatorë. Intel do të bëjë Apel” shtoi ai.

Deklarata e Bashkimit Evropian:

“Intel iu dha zbritje plotësisht ose pjesërisht të fshehta prodhuesve të kompjuterëve me kusht që ata të blinin tërë, ose pothuajse të tërën, e CPU-ve x86 nga Intel. Intel gjithashtu bëri pagesa të drejtpërdrejta ndaj një stërshitësi të madh me kusht që të mbaj në depo vetëm kompjuter me CPU X86. Zbritje dhe pagesa të këtilla në mënyrë efektive penguan konsumatorët për të zgjedhur alternative tjera të këtyre produkteve.
“Së dyti, Intel bëri pagesa të drejtpërdrejta prodhuesve kompjuterik për të ndalur ose për të vonuar lansimin e produkteve specifike CPU x86 të konkurrentëve dhe për të limituar kanalet e mundshme të shitjes së këtyre produkteve. Komisioni zbuloi se këto praktika përbënin abuzimin e pozicionit dominant të Intel në tregun e x86 CPU që dëmtoi konsumatorët përmes EEA-së.
“Duke minuar mundësitë konkurrentëve për të garauar nën meritat e produkteve të tyre, veprimet e Intel minuan konkurerncën dhe inovacionin. Komisioni do të monitorojë në mënyrë aktive pajtimin e Intel me këtë vendim”
Komisioneri Konkurrues Neelie Kroes tha: “Intel ka dëmtuar miliona konsumatorë Evropian duke vepruar qëllimisht për ti mbajtur konkurrentët jashtë tregut të çipave për shumë vite me radhë. Një shkelje e tillë serioze dhe e gjatë e rregullave të antitrustit të BE-së, nuk mund të tolerohet”.
Emrat e prodhuesve kompjuterik të përmendur në vendimin e Komisionit janë:

  • Acer
  • Dell
  • HP
  • Lenovo
  • NEC

Stërshitësi i përfshirë në këtë mesele është Media Saturn Holding, pronare e zinxhirit MediaMarkt.
Hulumtimet e Komisionit ishin si rrjedhojë e ankesave të AMD-së në vitin 2000, 2003 dhe 2006.
 

Lajmet e fundit>