Siguri

BE kërkon më shumë privatësi online

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
BE kërkon më shumë privatësi online

altAnëtarë të Parlamentit Evropian (Members of the European Parliament – MEP) do të ri mendojnë edhe një herë balancën mes sigurisë dhe të drejtës për privatësi në internet dhe atë jo vetëm për Evropë por për gjithë botën.

Kështu u pajtuan anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë një debati në Parlament. Ata mbështetën një raport që thërret 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian për të definuar standardet globale për sigurinë e të dhënave dhe lirinë e të shprehurit.

Autori i raportit, deputeti grek i BE, Stavros Lambrinidis tha se ky veprim është jetik në një kohë kur identiteti dixhital i njerëzve po bëhet pjesë e identitetit aktual.

Një kërkesë e veçantë ishte edhe përkufizimi i rreptë për “pëlqimin” e përdoruesit për të shpërndarjen e të dhënave, bazuar në bilancin e pabarabartë mes përdoruesve, kompanive private dhe qeverive.

Një tjetër pikë është edhe ajo që e drejta për t’u qasur në internet të konsiderohet njëjtë me të drejtën e edukimit dhe e cila e drejtë nuk guxon asnjëherë të cenohet qoftë nga qeveritë, qoftë nga kompanitë private. Ndërkohë që raporti do të diskutohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, i cili në fund të muajit do të mblidhet në Strazburg.

 

Lajmet e fundit>