Lajmet

BE mund të dënoj Intel me 1.3 miliard dollarë

May 3 2009
0 Shpërndarje
BE mund të dënoj Intel me 1.3 miliard dollarë

Komisioni filloi me hulumtimet e praktikave të shitjes së Intel në fund të vitit 2000 kur AMD pati shënuar një ankesë. Që të dy prodhuesit në fjalë janë me bazë Amerikane, por rregullatorët Evropian janë historikisht më agresiv në dënimin e sjelljeve monopolisitike në krahasim me kolegët e tyre amerikan. Prodhuesi i çipave është akuzuar se ka dhënë lehtësime të mëdha tek kompletuesit kompjuterik dhe tek zinxhirët e shitjes në mënyrë që të punohet ekskluzivisht me Intel, apo në disa raste për të larguar ofertat e AMD-së. Bile, bile në disa situata, Intel ka ofruar çipa me çmim më të lirë sesa të prodhimit për të ndihmuar në marrjen e tregut. Në anën tjetër Intel kundërshtoi çdo lloj hileje dhe sipas zëdhënësit të Intel, Robert Manetta “Intel është tërësisht i ligjshëm, pro-konkurrent dhe i dobishëm për konsumatorë”. Sidoqoftë Intel plotësisht duhet të shqetësohet mbi hulumtimet e bëra, pasi që dënimet e plasuara i bëjnë të duken të vogla dënimet e Microsoft. Në vitin 2004 antitrusti i BE-së shpalli një vendim kundrejt Microsoft, me ç’rast gjigandi softuerik u dënua me 663 milion dollarë amerikanë. Në anën tjetër Intel do të mund të përballet me një penallti prej 1.3 miliardë dollarë apo edhe më shumë sipas disa ekspertëve. 

Momentalisht Intel ka në dorë 81.9 % të tregut global të CPU-ve, gjersa AMD shkarravitet vetëm me 17.7%. Një vendim tjetër penal do të mund ta vendoste Intel-in në ujëra të nxehta pasi që është shpallur fajtor në praktika jo konkurruese në Korenë e Jugut, para një viti. Ata janë duke u ankuar për një dënim prej 19.5 milion dollarë, por kjo nuk është asgjë në krahasim me penallti prej 3.6 miliard dollarësh që do të mund ta “hante” nga Bashkimi Evropian.

 

Lajmet e fundit>