Biznes

BE miraton partneritetin kërkues Microsoft – Yahoo

Feb 18 2010
0 Shpërndarje
BE miraton partneritetin kërkues Microsoft – Yahoo

Ndonjëherë mega-marrëveshjet në industrinë e teknologjisë marrin kohë më të gjatë për tu zgjidhur … dhe i tillë ka qenë rasti me partneritetin kërkues afatgjatë në mes të Microsoft dhe Yahoo, që do të shoh Bing-un e Microsoft duke u vendosur prapa kërkimeve të performuara përmes pronave të Yahoo, ndërsa Yahoo në anën tjetër do të vazhdojë me zhvillimin e veçorive të saja kërkuese.

Kompanitë për herë të parë shpallën partneritetin në korrik të vitit 2009, dhe kanë punuar detajet qysh prej asaj kohe. Tani, Komisioni Evropian ka dhënë aprovimin e saj të pakushtëzuar për partneritet: së bashku me miratimin paraprak nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, marrëveshja ka pastruar pengesën e saj të fundit rregullative dhe kompanitë më në fund to t’i përvishen punës. Marrëveshja ishte miratuar më parë nga rregullatorët në Brazil, Kanada dhe Australi.

“Kjo do të thotë se aleanca kërkuese e Yahoo-së mund të fokusohet edhe më shumë në përvojën tonë inovative të kërkimit,” tha në një deklaratë, CEO i Yahoo, Carol Bartz. “Yahoo merr për të bërë atë që bëjmë më së miri: kombinimin e shkencës dhe teknologjisë sonë me përmbajtje konkurruese për të ndërtuar një eksperiencë personale relevante për përdoruesit dhe konsumatorët tanë”.

Yahoo dhe Microsoft thonë se do të vlerësojnë punën me zhvilluesit, botuesit, dhe reklamuesit për të bërë tranzicionin sa më të lehtë që është e mundur. Sipas marrëveshjes, Microsoft do t’i ofrojë Yahoo-së rezultate kërkuese nga Bing, por Yahoo do të ndërtojë shërbimet e veta rreth atyre të listuara duke integruar përmbajtjen dhe shërbimet e Yahoo.

Përveç kësaj, shitjet e Yahoo-së dhe dhe marrëveshjet e përkrahjes ekskluzivisht do të trajtojnë konsumatorë reklamues të vëllimit të madh, ndërsa Microsoft do të merret me reklamuesit “vetë-shërbyes”
Partneriteti kërkues mes Microsoft dhe Yahoo është planifikuar të zgjasë së paku dhjetë vjet.

Lajmet e fundit>