Siguri

BE synon më shumë mbrojtje ndaj cyber-krimeve

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
BE synon më shumë mbrojtje ndaj cyber-krimeve

Propozimet e paraqitura nga Komisioni Evropian përfshijnë kriminalzimin e përdorimit dhe krijimin e softuerit të dëmshëm apo posedimin e veglave si fjalëkalimet për tu futur në sisteme kompjuterike. Sipas Komisionit Evropian, cyber sulmet në dy vitet e fundit kanë rrëzuar aeroplan Francez, kanë bllokuar qasjen në sistemet ushtarake Gjermane dhe kanë penguar trafikun me postë elektronike brenda ministrisë së mbrojtjes së Britanisë.

Një virus kompjuterik që sulmon sisteme industriale me përdorim të gjerë dhe duket se ka vënë në shënjestër Iranin, ka tërhequr vëmendje mjaft të madhe gjatë ditëve të fundit rreth asaj sesi po pëdoret cyber-krimi si armë.

Ekzekutivët e BE-së gjithashtu dëshirojnë të rrisin dënimet për cyber-krime dhe të detyrojnë 27 qeveritë e bllokut që të shkëmbejnë informata rreth cyber-sulmeve. Komisionerja e BE-së për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom tha se Evropa duhet të ketë një qasje të bashkuar ndaj cyber-krimeve sepse sistemet ligjore shtetërore shpesh kanë dështuar në luftimin e këtyre krimeve dhe në shpalljen e dënimeve të merituara.

“Kjo e bënë persekutimin më të vështirë” tha ajo. “Ligjet e propozuara përfshijnë elemente të reja për t’iu adresuar parandalimit dhe luftimit të cyber-sulmeve”.

Disa shtete anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Gjermaninë, Letoninë, Maltën, Portugalinë dhe Rumaninë, ishin pre të një sulmi që ka shënjestëruar nxjerrjen e dokumenteve të fshehta shtetërore në vitin 2009.

Propozimet e reja duhet të aprovohen nga shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian. Malmstrom tha se BE duhet të ketë një strategji afatgjate për të mbrojtur infrastrukturën e saj vitale ndaj cyber-krimit, që është në rritje në Evropë. “Nuk jemi totalisht të pambrojtur. Ne kemi disa vegla dhe … po shikojmë në strategjinë tonë të sigurisë por kjo është diçka afatgjate dhe na duhet një kapacitet më i madh. Kjo nuk mund të konstruktohet brenda natës” tha ajo. /pcworld.al

Lajmet e fundit>