Harduer

Beats lançon versionin e kufjeve Solo 2 me Wireless për 299 $

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Beats lançon versionin e kufjeve Solo 2 me Wireless për 299 $

solo2-wireless-red-quarterKompania Beats po lançon kufjet e saj më të fundit me Wireless, të quajtura Solo 2 . Beats ka gjetur një sezon të përshtatshëm për prezantimin e tyre, pasi siç e dimë të gjithë shumë shpejt vjen edhe periudha e pushimeve të fundvitit. Këto kufje janë versioni me Wireless.

Këto kufje finalizojnë procesin e nisur nga Beats në fillim të këtij viti për riorganizimin e gjithë linjës së saj të produkteve , duke sjellë drivera të rinj, dizajnime të reja dhe gjithashtu më e rëndësishmja duke sjellë teknologjinë Wireless në të gjithë produktet e saj. Kufjet Solo 2 Wireless kanë të njëjtat drivera të zërit si kufjet me tel Solo 2, e vetmja gjë që ndryshon është veçoria e Wireless. Beats ju premton 12 orë bateri për kufjet.

Për sa i përket muzikës, gjithçka si ndërrimi i këngëve apo shpejtimi i tyre mund të kontrollohet në pjesët anësore të kufjeve si në produktin Beats Studio Wireless . Gjëja më e rëndësishme është se tashmë Solo 2 gjenden në treg me dy versione, pra me Wireless dhe tela. Kufjet me Wireless kur jeni duke kryer një aktivitet fizik dhe atë me tela kur keni në një kompjuter ose laptop. Beats Solo 2 Wireless do të jenë të gatshme në faqen zyrtare Apple.com për një çmim prej 299.99 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>