Harduer

BeeChat, aplikacioni i parë i komunikimit bazuar në blockchain

Dec 27 2017
0 Shpërndarje
BeeChat bazohet plotësisht në blockchain, një teknologji e përdorur për të ndërtuar lidhjet sociale mes përdoruesve. BeeChat, aplikacioni i parë i komunikimit bazuar në blockchain

Ndërsa kriptomonedhat vijojnë të fitojnë terren në mbarë botën, debutimi i BeeChat shënon hapin e parë drejt një platforme komunikimi bazuar në blockchain.

Pas debutoi në Tetor, BeeChat arriti miliona përdorues në mbarë botën dhe aktualisht përmes tij dërgon miliona mesazhe.

BeeChat ka publikuar disa përditësime dhe tani ofron mbështetje për 10 monedha dixhitale. Aplikacioni është i disponueshëm në iOS dhe Android.

Ai ofron shërbim të komunikimit dhe dërgimit të mesazheve, grupe të diskutimit rreth monedhave kriptografike, një portofol monedhash kriptografike dhe lajme nga industria mediatike.

BeeChat bazohet plotësisht në blockchain për të ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet sociale mes përdoruesve.

Aktualisht është komuniteti më aktiv i monedhave kriptografike në Azi dhe shihet si një hub për investitorët, tregtuesit, entuziastët dhe ekspertët. /PCWorld Albanian

Tags >

BeeChat
Lajmet e fundit>