Harduer

Bëhen të ditura specifikime të reja për BlackBerry Z10

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Bëhen të ditura specifikime të reja për BlackBerry Z10

BlackBerry Z10Pas rrjedhjes së fotografive të para dhe specifikimeve të pakta, sot arrijnë disa të reja dhe godasin direkt në kokë.

Pajisja klasike e kompanisë RIM pa tastierë fizike QWERTY mban emërtimin Z10, vjen me ekran 4,2 inç me rezolucion 1280 x 768 pikselë. Punon me procesor dy bërthamësh TI OMAP 4470 me fuqi prej 1,5 GHz dhe ka 2 GB RAM.

Kjo pajisje po ashtu ka memorie interne prej 16 përkatësisht 32 GB, bateri 1800 mAh dhe kamerë 8 MP. Modeli për tregun amerikan do të mbështes punën në rrjetet LTE.

Pra, këto janë pak a shumë të gjitha detajet përkatëse rreth BlackBerry-t të ri i cili do të duhej të jetë konkurrent i pajisjeve Android dhe iPhone-it.

Detajet e tjera do ti mësojmë më 30 janar, kur kjo pajisje do të prezantohet zyrtarisht së bashku me sistemin operativ BlackBerry 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>