Blog

Bëhet përmbyllja e ANV-së në Tiranë që u realizua ne bashkëpunim me ICTS Media, Sentry, AKCESK

Jul 6 2017
0 Shpërndarje
Në trajnimin e fundit u demonstruan pajisjet të cilat ndihmojnë në analizën e forenzikës digjitale te cilat kane funksionin e kapjes se mesazheve dhe komunikimit ne internet. Bëhet përmbyllja e ANV-së në Tiranë që u realizua ne bashkëpunim me ICTS Media, Sentry, AKCESK Photo Source: UBT

Bëhet përmbyllja e ANV-së në Tiranë që u realizua ne bashkëpunim me ICTS Media, Sentry, AKCESK.

Në përmbyllje të Akademisë morën pjesë Ministrja për Inovacion dhe Administratë Publike Milena Harito, përfaqësuesi i Microsoft Albania Sokol Vladi, Atdhe Buja UBT-CERT dhe prof. Philip Polstra.

Në trajnimin e fundit u demonstruan pajisjet të cilat ndihmojnë në analizën e forenzikës digjitale te cilat kane funksionin e kapjes se mesazheve dhe komunikimit ne internet. Qëllimi i këtyre pajisjeve është të testojnë sigurinë ne infrastrukturat e ndryshme.

 

Kjo akademi po mbahet me qëllim të trajnimit dhe përgatitjes së profesionistëve të ardhshëm në fushën e sigurisë kibernetike, trajnime këto që po mbahen nga ekspertët më të mirë të fushës.

Më 7 Korrik 2017, kësaj akademie do ti bashkohen me ligjërimet e tyre, dy fituesit e çmimit të Mobilitetit të Vitit në dy edicionet e fundit të Albanian ICT Awards, Genti Selenica nga Baboon dhe Albi Zhulali nga Softmogul. Ata do të flasin rreth Inovacioneve të Vitit 2017 dhe të Ardhmes së Teknologjisë.

Akademia Ndërkombëtare Verore organizohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji me mbështetjen e UBT-CERT, shtëpisë Botuese ICTSmedia, Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe Sentry Cyber Security. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>