Softuer

Bëhet publike data e paraqitjes së Star Wars: The Old Republic

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Bëhet publike data e paraqitjes së Star Wars: The Old Republic

Data e paraqitjes është bërë publike në panairin Eurogamer që po mbahet në Londër, ku bashkëthemeluesit e BIoWare Dr. Ray Muzyka dhe Dr. Greg Zeschuk kanë konfirmuar datën duke thënë se ky është një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë pranë BioWare dhe për partnerët LucasArts që kanë dedikuar jetën e tyre për të krijuar këtë lojë të jashtëzakonshme. “Ne çmojmë lartë durimin e miliona adhuruesve që kanë pritur me ëndje paraqitjen e lojës”.

Data e paraqitjes së Star Wars: The Old Republic është në format të përkryer me festat e fundvitit. Ne mund të imagjinojmë sesa do të jenë të etur lojtarët për tu futur në aksionin e kësaj loje të mahnitshme (videon e së cilës mund ta shihni më poshtë). Edhe pse një numër i titujve MMORPG janë bërë të ditura për debutim, shumica kërkojnë pagesa në baza mujore për t’u luajtur dhe më pas i largojnë ato pagesa. Old Republic do të kërkojë 14.99 dollarë për luajtje në muaj, me zbritje prej 13.99 dollarë për 3 muaj dhe 12.99 dollar për abonim gjashtë muajsh.

Përveç kësaj forme të abonimit, Bioware do të ofrojë 30 ditë falas për këdo që blen lojën. Ata që para-porosisin do të kenë qasje të hershme në botën online, por nuk është e saktë se kur. Ndërsa ata që dëshirojnë të blejnë lojën do të duhet të bëjnë gati 59.95 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>