Lajmet

Bëhet transplantimi i parë total i fytyrës

Apr 23 2010
0 Shpërndarje
Bëhet transplantimi i parë total i fytyrës

Një njeri i lënduar në një aksident ka pranuar tërë lëkurën e fytyrës dhe muskujt – duke përfshirë eshtrat e faqeve, hundën, buzët dhe dhëmbët, e një donatori.

Personi në fjalë tani është duke u shëruar pas operacionit që zgjati 22 orë, tha një zëdhënës nga Spitali Universitar Vall d’Hebron.

Deri më tani janë bërë 10 transplantime tjera anembanë botës, por ky besohet se ka qenë më kompleksi deri më tani.

Një zëdhënës i spitalit deklaroi për BBC se “Kjo është hera e parë e transplantimit total të fytyrës. “Ka pasur më shumë se 10 operacione të këtij lloji anembanë botës, por ky është transplantimi i parë i plotë i fytyrës dhe me disa eshtra të fytyrës”.

Njeriu ishte operuar gjatë marsit, por detajet rreth operacionit janë shpalosur gjatë ditës së sotme. Ai nuk ka mundur të marr frymë, të përpihet apo të flas si duhet, për shkak të një aksidenti që ka ndodhur para pesë viteve.

Ai ishte konsideruar për një transplantim të plotë të fytyrës pasi që nëntë operacione tjera të mëhershme dështuan.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas liderit të ekipit mjekësor që ka kryer operacionin, Joan Pere Barret, ka shikuar vetën në pasqyrë dhe është i qetë, e gjithashtu i lumtur.

Lajmet e fundit>