Lajmet

Bëhu gati Google: Cyanogen do të integrojë aplikacionet popullore të Microsoft në sistemin e saj operativ Android

Apr 17 2015
0 Shpërndarje
Bëhu gati Google: Cyanogen do të integrojë aplikacionet popullore të Microsoft në sistemin e saj operativ Android

cyanogen_3-100224707-primary.idgeCyanogen sapo ka gjetur një aleat në betejën e saj për të marrë platformën Android nga Google. Ky aleat i ri është Microsoft.

Dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për të integruar aplikacion popullore të Microsoft në sistemin operativ Android të zhvilluar nga Cyanogen. Platforma Android e Cyanogen është pjesë e smartfonit OnePlus One dhe muajt fundit influenca e këtij distributori Android po shtohet dukshëm duke rritur shqetësimet pranë Google.

Sistemi operativ Android i kompanisë, quajtur Cyanogen OS do të integrojë këto aplikacione: Skype, OneDrive, OneNote, Office, OutLook dhe Bing. Me fjalë të tjera, Cyanogen po e merr platformën Android nga Google për tja dhënë Microsoft.

Në fakt qëllimi kryesor i Cyanogen për ta diferencuar vesionin e saj Android nga rivalët ishte të integronte shërbime të palëve të treta për ti kthyer shpinën shërbimeve të Google. Por lind pyetja se a janë gati konsumatorët të pranojnë një Android pa shërbimet e Google?

Ajo që na intereson më shumë në gjithë këtë histori është Microsoft. Ose më saktësisht “Microsoft-i i Ri” e cila nga një kompani e stazhinuar është shndërruar në një kompani produktive duke ndërtuar themele dhe platforma për shërbimet mobile dhe cloud, shërbime të cilat i përkasin së ardhmes.

Por kjo nuk është hera e parë që Microsoft bëhet pjesë e marrëveshjeve të tilla. Gjigandi amerikan i softuerit ka nënshkruar një marrëveshje që do të sjellë aplikacionet Office në tabletët Android të Dell dhe Samsung të instaluara së bashku me sistemin operativ. E njëjta gjë ndodhi edhe me të famshmin Galaxy S6 i cili integron aplikacionet Office, OneNote dhe OneDrive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>