Ja se si

Bëhuni më produktiv në Microsoft Outlook

Apr 7 2010
0 Shpërndarje
Bëhuni më produktiv në Microsoft Outlook

A nuk ju pëlqen fare Microsoft Outlook? Bashkohuni me klubin: me mijëra përdorues të Outlook janë duke lobuar tek Microsoft për të përmirësuar versionin e ardhshëm. Ndërkohë, lexoni disa këshilla dhe mësoni disa vegla që do t’ju bëjnë më produktiv që nga ky moment.

Fikni lajmërimet bezdisëse për mesazhet e reja
Prit, fikni lajmërimet e Outlook për mesazhe të reja? Pse do ta bëja këtë? Përgjigja me një fjalë: produktiviteti. E-mailet e rinj vazhdimisht qarkullojnë në inbox-in tuaj gjatë tërë ditës dhe zakonisht Outlook ju paralajmëron për ardhjen e çdo mesazhi. Megjithëse kjo duket mjaft e përshtatshme, rezultati përfundimtar nuk është shumë i dallueshëm prej asaj kur kolegu juaj i punës ngre kokën çdo 5 minuta për t’ju pyetur diçka triviale. Bisedoni për pengesa vrasëse të produktivitetit!
Rrjedhimisht, ju mund të tentoni të jetoni pa këto paralajmërime mesazhesh dhe fikja e tyre është më lehtë se ç’e mendoni. Zgjidhni Tabs-Options, klikoni Advanced E-Mail Options. Në dritaren rezultuese, ju duhet të deselektoni katër kuti: Play a Sound (Lësho një tingull), Brifley change the mouse cursor (Kohë pas kohe ndrysho kursorin e miut), Show an envelope icon in the notification area (Shfaq një ikonë zarfi në hapësirën e lajmërimeve) dhe Display a New Mail Desktop Alert (Shfaq një paralajmërim poste në deskop).
Outlook-u do të vazhdojë të marrë postën tuaj të re në intervale të rregullta kohore, por do ta bëjë këtë pa ju penguar si zakonisht. Me fjalë të tjera, ju mund të rishikoni inbox-in tuaj në bazë të orarit tuaj e jo të atij të Outlook-ut.

Editoni linjat e subjektit
Të shikojmë një bezdisje tjetër në e-mail, që janë linjat e subjektit që nuk më përshtaten me përmbajtjen e mesazhit.
Për shembull, supozojmë se ju dhe disa bashkëpunëtorë filloni të shkëmbeni e-mail në lidhje me një piknik të kompanisë. Disi gjatë rrugës, biseda ndryshon në parashikimet e shitjes, me ç’rast një koleg vendos disa figura të reja. Tani bëhet fjalë vetëm për një mesazh që dëshironi ta ruani si referencë gjatë së ardhmes. Megjithatë në linjën e subjektit ende shkruan “Piknik i Kompanisë”.
Për fat të mirë, Outlook ka një veçori të fshehur që ju lejon të editoni linjën e subjektit të një e-maili. Në Outlook, hapni e-mailin në fjalë. (Nuk mund ta bëni këtë me shikime paraprake; ju duhet të klikoni dy herë në mesazh për të hapur një dritare të re.) Klikoni kudo në linjën e subjektit për të vendosur kursorin tuaj dhe editojeni subjektin sipas asaj që ju përshtatet. Shtypni <enter> dhe pranoni paralajmërimin që ju shfaq Outlook-u.
Kaq ishte. Tani ju mund ta ruani e-mailin me një linjë më të përshtatshme private (dhe më të njohur në shikim të parë).

Përdorni Outlook për të hyrë në Twitter
Nëse e përdorni Outlook-un për të menaxhuar kontaktet tuaja, kalendarin, e-mailin dhe gjëra të tjera të ngjashme, pse nuk e përdorni atë edhe për aktivitetin tuaj në Twitter? Kjo është edhe ideja prapa kësaj.
TwInbox (find.pcworld.com/63509), një shtojcë pa pagesë, shton shiritin e veglave Twitter në Outlook.
Në momentin që instalohet, Twinbox vendos një skedar të ri në inbox-in tuaj. (Ai gjithashtu mund të formojë skedar individual për secilin dërgues, të cilin ju mund ta gjeni të dobishëm nga një këndvështrim organizativ – vetëm në rast se ndiqni shumë njerëz).
Prej këtu ju duhet të vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga Twitter dhe mund të vazhdoni më tej: shtojca pranon të gjitha tweets nga llogaria juaj dhe ju lejon t’i lexoni ato ashtu si lexoni e-mailet.
Një klikim në shiritin e veglave është e vetmja gjë që duhet të bëni për të dërguar një përditësim, për të dërguar një mesazh direkt, një përgjigje ndaj një mesazhi ose retweet diçka. TwInbox në mënyrë automatike shkurton të gjitha adresat e gjata të web-it përmes TinyURL.
Shiriti i veglave gjithashtu tregon një shikim paraprak të tweets të reja që janë duke arritur. Më shkurt, TwInbox është një vegël e shkëlqyer dhe e domosdoshme për çfarëdo përdoruesi të Outlook që parapëlqen edhe Twitter. Nuk mund të kapem me çmimin: TwInbox është pa pagesë.

Lajmet e fundit>