Blog

Bëhuni pjesë e FLOSS Kosova

Jun 27 2011
0 Shpërndarje
Bëhuni pjesë e FLOSS Kosova

FLOSS Kosova së fundi bëri një ndryshim të uebfaqes së vet zyrtare, duke kaluar nga një Sistem jo i lirë në një Sistem Menaxhues të Përmbajtjes që është i lirë, në Drupal. E tërë kjo u bë nga një anëtar i FLOSSK, Altin Ukshini.

Tani faqja zyrtare ka përmbajtjen e vet në dy gjuhë: në shqip dhe anglisht si dhe disa meny që e kanë pasuruar mjaft shumë uebfaqen. Dhe tani mund të bëhet anëtarësimi në këtë shoqatë thjesht dhe lehtë duke klikuar këtu.

Posa të klikoni lidhjen e mësipërme, do të dërgoheni në një faqe ku ju kërkohet disa informata personale për ju që të regjistroheni. Në mesin e gjërave që duhet t’i plotësoni është edhe një pjesë për disa pyetje:

Ju lutem shkruani për pyetjet e mëposhtme !
– Na thuani dicka për veten tuaj !
– Përse dëshironi të jeni anëtar në FLOSSK ?
– Cilat programe të FLOSS i përdorni pjesë?

Ajo se çfarë duhet të bëni është që t’i përgjigjeni pyetjeve duke e vendosur vijën përpara çdo përgjigjeje që ju e shkruani. Pasi të keni klikuar Dërgo do të paraqitet Rezultati i Dërgimit

Kërkesa juaj është Dërguar !

Faleminderit që aplikuat për tu bërë anëtar i ri në FLOSSK.
Ne do të kontaktojmë me ju shumë shpejt.

Ekipi i FLOSSK-ut

Pas një intervali kohor, ju me siguri që do të merrni përgjigjie nga FLOSSK që do të ju tregojë se a jeni pranuar.

Nëse keni mundësi, mundohuni që ta ndihmoni këtë shoqatë me ndihma financiare, për të arritur që t’i mbulojë shpenzimet për aktivitetet që i ndërmerr kohë pas kohe./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>