Lajmet

Bëhuni pjesë e Hackathon Albania 2013

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
Bëhuni pjesë e Hackathon Albania 2013

IMG_4062“IT në Shërbim të Shoqërisë Civile” është tema e aktivitetit të ardhshëm të organizuar nga Open Data Albania që ka për qëllim mbledhjen e aktivistëve të ndryshëm që mund të kontribuojnë me idetë e tyre duke realizuar një projekt, një aplikim, vizualizim të dhënash ose duke kryer analiza bazuar në të dhënat e hapura.

Ky event i njohur si Hackathon Albania do të organizohet javën e ardhshme në datën 7 dhjetor në formën e një takimi të lirshëm ku aktivistët do të bashkohen në grupe për të kthyer idetë e tyre në projekt.

Pjesë e këtij eventi mund të bëhen analistët e të dhënave, programuesit, dizajnuesit që do të mundësojnë vizualizimin e të dhënave nëpërmjet hartave ose grafikëve, informaticienët që mund të punojnë me bazat e të dhënave si dhe studentët kreativë.

Qëllimi i Hackathon Albania është nxitja e adoptimit të politikave për të dhëna transparente nga qeveria dhe institucionet lokale.

Në qoftë se dëshironi të bëheni pjesë e këtij eventi mos nguroni të regjistroheni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>