Blog

Bëhuni pjesë e konkursit kombëtar të fotografive për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Kosovë

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Bëhuni pjesë e konkursit kombëtar të fotografive për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Kosovë

Konkursi ndërkombëtar i garës së fotografive për monumentet kulturore këtë vit mbërrin edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ku pjesëmarrës nga këto dy vende kanë kohë deri më 15 tetor të këtij viti që të dërgojnë fotografitë e tyre.

Participating_Countries_WLM_2014-640

Nga të dy vendet do të bëhet përzgjedhja e 10 fotografive më të mira, ku 20 fotografitë e zgjedhura gjithsej nga të dy vendet do t’i dërgohen jurisë ndërkombëtare për vlerësim.

Këtë vit në këtë garë marrin pjesë 40 shtete nga e mbarë bota, ku fillimisht bëhet gara kombëtare e përzgjedhjes së fotografive më të mira, e më pas fotografitë e përzgjedhura do të jenë përfaqësuese të atij vendi në garën ndërkombëtare.

Gara kombëtare në Shqipëri organizohet nga Open Labs, ndërsa ajo në Kosovë mbahet nga FLOSSK, ku të dy këto shoqata merren me promovimin e softuerit të lirë e të hapur, si dhe të lirisë në qasjen e informacionit, që kanë gjetur mbështetje edhe nga Institutet për Mbrojtjen e Monumenteve të Ministrive të Kulturës, të cilat duan të shfrytëzojnë këtë mundësi për të promovuar trashëgiminë kulturore të të dyja vendeve.

wlm_logo2-640

Kjo lloj gare për herë të parë filloi në vitin 2012, ku komunitetet vullnetare që merren me mirëmbajtjen dhe shkrimin e artikujve nga 35 vende i janë bashkuar kësaj nisme. Për të kuptuar më tepër rreth rregullave dhe mënyrës së aplikimit, vizitoni këtë faqe. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>