Lajmet

Bëhuni pjesë e projektit që mbështet lançimin dhe financimin startup-eve të reja

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Bëhuni pjesë e projektit që mbështet lançimin dhe financimin startup-eve të reja

Banner VenturePlatforma rajonale COINVEST, e cila shërben si një urë lidhëse midis startup-eve të reja dhe investitorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, po drejton projektin më të fundit ku ftohen për të aplikuar të gjitha startup-et e reja inovatore, veçanërisht ato me tematika nga fusha e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet programit “Startup investment-readiness training”. Ky projekt i financuar nga IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme, me mbështetjen e Universitetit të Tiranës në Shqipëri, ju ofron të gjitha startup-eve të reja shqiptare një mundësi lançimi në treg dhe mundësi financimi për idetë më të mira.

Përzgjedhja e ideve më të mira do të përfundojë gjatë muajve tetor-nëntor, kur projektet e përzgjedhura do ti nënshtrohen trajnimit “pitch training”, duke u përgatitur për prezantimin e ideve të tyre në nivel kombëtar në Demo Play në fund të nëntorit 2014. Trajnimet do të bëhen nëpërmjet një e-platforme nga Sllovenia, dhe do të konsistojnë në zhvillimin e 12 workshopeve. Përzgjedhësit e ideve më të mira do të jenë vetë investitorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë pas dëgjimit të prezantimeve në Demo Day.

Projektet që mund të bëhen pjesë e “Startup investment-readiness training” janë kompanitë ekzistuese të teknologjisë së informacionit që kanë më pak se dy vite në treg, projektet e reja të biznesit me ide inovatore dhe projektet e reja të ndjekura nga SME ekzistuese. Pas përzgjedhjes në nivel kombëtar i dy projekteve më të mira, ato do të konkurrojnë në nivel rajonal në Korfuz, Greqi në shtator 2015. Për të aplikuar me idenë tuaj, ju duhet të shkoni në http://www.coinvest.si/site/project-application ose për thirrjen për projekte në http://www.pacinno.eu/?p=965. Afati i fundit i aplikimeve është data 30 Shtator 2014, ndërsa për pyetje të mëtejshme, kontaktoni me përfaqësuesen e projektit për Shqipërinë, Bruna Niçka në [email protected].

Nga ana tjetër, IPA ADRIATIC CBC po bashkëpunon dhe me Komisionin Europian për programin PACINNO, për të krijuar një platformë bashkëpunimi në fushën e inovacionit për të gjithë rajonin. Qëllimi i këtij programi është targetimi i ideatorëve të politikave të ndryshme të biznesit në institucionet akademike dhe në sistemin ekonomik. Edhe këtu, prioritet kanë ato lidhur me nevojat teknologjike të SME-ve. Ky projekt që përfshin Universitetin e Tiranës, përfshin dhe Universitete të tjera në vendet e rajonit.

Në Shqipëri, projekti përfshin implementimin e një kërkimi shkencor mbi inovacionin në vend dhe krijimin e “Hartës së Sistemit të Inovacionit”, Ngritjen e zyrës së Transferimit të Teknologjisë dhe programin MBSDr (Managerial/Business Skills Development for Researchers). Për implementimin e një kërkimi shkencor mbi inovacionin në Shqipëri dhe krijimin e “Hartës së Sistemit të Inovacionit” janë përzgjedhur 195 kompani të cilave ju është bërë një pyetësor që mat nivelin e inovacionit në Shqipëri. UT kërkon të bëjë një pyetësor të dytë me qëllim vlerësimin e nivelit të inovacionit në nivel mikro të katër kompanive me më shumë potencial nga kompanitë pilote të zgjedhura në fillim. Nga ana tjetër po identifikohen aktorët kryesorë institucionalë për të vlerësuar politikat e ndërmarra në kuadër të inovacionit.

Ky projekt ka ngritur dhe zyrën e Transferimit të Teknologjisë e cila pritet të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet sipërmarrësve dhe investitorëve. Qëllimi i kësaj zyre është krijimi i bazave për një ekosistem rajonal të inovacionit, që mund të jetë mbështetës për sipërmarrje inovative në vend. Universiteti i Tiranës do zhvillojë dy projekte pilote për matjen e impaktit të politikave ekzistuese në nivel kombëtar ose më gjerë.

Programi MBSDr do tu ofrojë 2 kandidatëve më të mirë të çdo vendi që merr pjesë në projekt programin pa asnjë pagesë. Qëllimi është krijimi i një formati MBSDr zhvillimi aftësish, i cili të vetëmenaxhohet edhe pas përfundimit të projektit Pacinno. Programi do ndahet në 3 kategori workshopesh, dhe targeton kërkuesit që punojnë në institucione publike, si institute ose universitete, dhe nga sipërmarrësit e punësuar në kompanitë e teknologjisë së lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>