Ja se si

Bëhuni profesionist me stabilizuesin tuaj të aparatit

Mar 24 2010
0 Shpërndarje
Bëhuni profesionist me stabilizuesin tuaj të aparatit

Por para së gjithash nuk është e dukshme se si të përdoret thjerra e stabilizimit të imazhit SLR-ja, pasi që në fakt kjo veçori ka një ndërpres on/off që implikon se nuk duhet ta lini ndezur gjatë gjithë kohës. (Për njohuri bazë në lidhje me thjerrat, shkoni “Dennystifying Lenses” pranë find.pcworld.com/63497.)

Kur dilni për të blerë thjerra SLR, ju mund të keni kuptuar se stabilizuesit e imazheve kanë emra të ndryshëm, zakonisht IS (te thjerrat Canon) ose VR (për Nikon). Por thjerrat tentojnë të punojnë në mënyrë të njëjtë: sensorët e lëvizjes në thjerrë gjenerojnë informacion shtesë që tregon elementet optike për të kompensuar lëvizjet e vogla, ngjashëm sikurse kur e keni në duar aparatin.

Disa aparate kanë stabilizues të imazhit të integruar në trupin e tyre në vend që ta kenë në thjerrë. Ideja bazë është e njëjtë, por diferenca kyçe qëndron se sensorët e lëvizjes drejtojnë sensorin e imazhit të kamerës në vend të optikës në thjerrë. Avantazhi juaj këtu është se ju duhet të blini harduerin e shtrenjtë stabilizues vetëm një herë në vend që ta blini atë për secilën thjerrë që përzgjidhni.

Megjithatë sensorët e lëvizjes janë paksa tepër të ndjeshëm për operim 24/7.  Nëse montoni një aparat me stabilizim në trekëmbësh ose e siguroni atë me çfarëdo përkrahjeje tjetër të qëndrueshme, fikeni këtë funksion. (Ndërprerësi do të duhej të ishte në thjerrë ose nëse veçoria është e integruar në trup të kamerës, atëherë aty duhet të jetë edhe ndërprerësi.)

Çfarë ndodh nëse ju nuk e bëni këtë? Sensori i lëvizjes tenton të interpretojë artefaktet në të dhënat (si për shembull zhurmën dixhitale) si lëvizje dhe këto dërgojnë instruksione në sensorin e imazhit për të kompensuar gjërat. Kjo prodhon një efekt që nganjëherë quhet lëvizje fantazmë, që është një prezantim i mjegullës në një fotografi që ndryshe do të ishte e mprehtë. 

Ju mund të tregoni nëse stabilizues i imazhit është duke bërë punën kur shtypni gjuajtësin dhe e lëshoni deri në gjysmë; imazhi duhet të paraqitej në “freze” pasi sistemi spërkat lëkundjet normale të trupit tuaj.

Çaktivizoni një aks
Ju mund të jeni në gjendje të nxirrni edhe më shumë kontroll nga thjerra juaj e stabilizimit të imazhit. Disa thjerra ofrojnë gjendje Aktive dhe Normale.
Gjendja Aktive është e mirë, me gjithë reagimin ndaj lëkundjeve të zakonshme nga ju, qofshin ato vertikale apo horizontale. Nëse paramendoni një temë në lëvizje, atëherë kaloni në gjendjen Normale, që përshtatet për vibrime vertikale, duke ju lejuar lëvizje prej një ane në anën tjetër që dëshironi të fotografoni. Thjerrat e ndryshme shënohen ndryshe, kështu që shikoni rrëfyesin e përdoruesit për detajet në lidhje me zhargonin e thjerrës suaj specifike.

Lajmet e fundit>