Lajmet

Bëhuni profesionistë të grafikës gjatë javës së Photoshop-it

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Bëhuni profesionistë të grafikës gjatë javës së Photoshop-it

Duke filluar nga kjo javë, CreativeLIVE do të mbajë plot 40 mësime online pa pagesë nga profesionistët më të shquar të fushës së grafikës. Qëllimi i këtyre mësimeve do të jetë të ndihmohen sa më tepër të pasionuar pas grafikës, të ndjekin pasionin e tyre për modifikimin e imazheve.

Mësimet i dedikohen të gjitha niveleve të njohurive, nga fillestarët e deri tek profesionistët. Çdo mësim do të fokusohet në mënyra se si mund të përdoret editimi i fotove për të përparuar në karrierë.

CreativeLIVE ofron prej kohësh kurse online dhe ka arritur të mësojë miliona njerëz përmes workshop-ve apo tutorialeve në uebfaqe.

Audienca, edhe pse online, mund të komunikojë dhe të ndërveprojë me instruktorët përmes mediave sociale (Facebook apo Twitter). Për lehtësimin e komunikimit mes tyre, janë caktuar studentë të veçantë të cilët do të kenë rolin e “ambasadorëve”, duke i çuar pyetjet e audiencës tek instruktorët.

10 alternativa pa pagesë ndaj Photoshop

Të gjitha seancat mësimore janë regjistruar me kamera të shumëfishta dhe pajisje të tjera që mbajnë audiencën të përqëndruar dhe të angazhuar. Regjistrimi në Photoshop Week është pa pagesë në uebfaqen zyrtare.

Duke u nisur nga numri i deritanishëm, themeluesi i faqes Chase Jarvis është optimist se ky kurs do të jetë më i madhi i këtij lloji në botë në aspektin e Photoshop-it. (PCWorld Albanian)

photoshop week

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>