Lajmet

Bëjani root Android 4.4 KitKat me vetëm një prekje

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Bëjani root Android 4.4 KitKat me vetëm një prekje

775701914726816545Android (4.4+): Bërja root e telefonit ose tabletit tuaj me Android përfshin lidhjen e tij në PC, përdorimin e ADB-së dhe disa hapa të tjerë. Por zhvilluesi geohot tani ka lëshuar një mjet të ri, Towelroot, që e mundëson bërjen e root-it për shumë pajisje në Android të thjesht si instalimin e një aplikacioni dhe përdorimin e tij. Përpara se të vazhdoni, janë disa gjëra që duhet të dini. Së pari, bërja root e pajisjes suaj zakonisht i prish garancitë. Së dyti, ky mjet punon në telefonët që përdorin Android KitKat. Së treti, kjo metodë nuk punon me Motorola-n ose telefonët HTC.

Instalimi dhe përdorimi është mjaft i thjeshtë. Shkoni tek Settings -> Security dhe mundësoni instalimin e aplikacioneve nga burimet e panjohura. Më pas, shkoni në Towelroot.com, shkarkoni dhe instaloni APK-në dhe përdoreni atë. Mund të ju marrë një minutë derisa pajisja juaj të bëhet root dhe të rifillojë. Kontrolloni nëse është bërë me të vërtet root duke përdorur Root Checker. Fsafsaf

Në fillim, ky truk ishte bërë për t’ia bërë root Samsung Galaxy S5, por përdoruesit janë duke raportuar që ky mjet ka dalë të jetë i suksesshëm edhe në modele të tjera. Ky mjet është përdorur në disa pajisje si Sony Xper Z1 Compact, Samsung Galaxy Note 3, Google Nexus 5, Google Nexus 7 dhe LG G2. Ajo nuk ka punuar me HTC One M8, Moto E, Moto G dhe HTC One Mini. Siç tregon WonderHowTo, Towelroot i jep qasje administrative secilit aplikacion nëse i kërkohet. Kjo do të mund të ishte një kanosje e madhe ndaj jush, kështu që ju duhet ta instaloni një aplikacion për menaxhim të root-it si SuperSU. Ju mund të gjeni më tepër për Towelroot dhe të bëni pyetje tek komuniteti në temën zyrtare në forumin XDA Developers. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>