Lajmet

Bëjeni Facebook-un më të kërkueshëm me njoftimet në e-mail

May 28 2013
0 Shpërndarje
Bëjeni Facebook-un më të kërkueshëm me njoftimet në e-mail

Duke e ditur jetën dinamike në të cilën jetojmë, është e mundshme që hapim e-mailin dhe mbesim me orë të tëra në të, duke e humbur edhe një pjesë të madhe të kohës së vlefshme, pa bërë ndonjë punë produktive.

Për këtë, është këshilluar mjaft shumë që të ndalohen njoftimet nga Facebook-u, por uebfaqja MakeUseOf ka treguar një arsye të mirë për t’i mbajtur njoftimet nga Facebook të ju vijnë me e-mail sepse e mban tërë arkivin tuaj të rrjetit social të kërkueshëm.

E tëra që duhet të bëni është të shkoni të lëshoni njoftimet me e-mail në Facebook, pastaj të bëni përdorimin e një filtri në Gmail që automatikisht t’i bëni si të lexuara, t’i arkivoni ato dhe t’i vendosni në folderë të caktuar.

Kështu, ju kurrë nuk keni nevojë që të keni të parregullt inboxin tuaj, por nëse dëshironi që të gjeni një postim të vjetër, ju mund të kërkoni inboxin e e-mailit tuaj për një lidhje të drejtpërdrejtë.

Nuk është për çdokënd, por nëse bezdiseni dhe nuk jeni në gjendje që të gjeni postimet e vjetra në Facebook, është një zgjidhje mjaft e zgjuar. Klikoni këtu për ta parë hap-pas-hapi ecurinë e sipërpërmendur. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>