Ja se si

Bëjeni kompjuterin që të flas

Jul 17 2011
0 Shpërndarje
Bëjeni kompjuterin që të flas

Me skriptin e poshtëshënuar, ju mund ta bëni kompjuterin tuaj që të flas gjërat që do të donit t’i dëgjonit nga ai duke i shqiptuar. Lexuesi do të jetë “Microsoft Sam” i cili, fatkeqësisht, nuk mund të shqiptojë në gjuhën shqipe.

Ajo se çfarë duhet të bëni është që të kopjoni skriptin e mëposhtëm, ta vendosni në notepad dhe ta ruani me ndonjë emër që dëshironi, por duhet që të mbarojë me .vbs, për shembull Provë.vbs.

Dim message, sapi
message=InputBox("Çfarë dëshiron që unë të flas?","Më fol mua!")
Set sapi=CreateObject("sapi.spvoice")
sapi.Speak message

Shkoni tek vendi ku e keni ruajtur këtë skedar, hapeni dhe do të vëreni dritaren:

Shtypni OK dhe do të dëgjoni zërin. Pjesën Çfarë dëshiron që unë të flas? dhe Më fol mua! mund ta ndryshoni dhe ta shkruani sipas dëshirës në thonjëza./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>