Ja se si

Bëjeni Vista-n të duket, të ndihet dhe të veprojë si Windows 7

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Bëjeni Vista-n të duket, të ndihet dhe të veprojë si Windows 7

Prandaj, nëse nuk dëshironi të prisni deri në fund të 2009-ës, ju mund ta bëni versionin tuaj të tanishëm të Vista-s të duket dhe të veprojë pak a shumë si Windows 7. (Shënim: Disa nga veglat e përmendura nuk kanë mbështetje ose ende janë në fazën testuese beta ose të dyja. Unë i kam përdorur të gjitha me sukses, por kini kujdes, ngase duhet të punoni duke marrë vetë përsipër rrezikun).

Një User Account Control më i mirë
Tipari më i përfolur i Vista-s, User Account Control (UAC), do të jetë pak më i pakëndshëm në Windows 7. Ndryshe nga versioni i Vista-s që ju ofron vetëm një opsion konstant të mërzitshëm ose nuk ka sigurim fare, UAC në Windows 7 ju mundëson të zgjidhni ndërmjet katër niveleve të sigurisë. Norton User Account (find.pcworld.com/62541) është pa pagesë dhe eksperimentale, por u mundëson përdoruesve të Vista-s ta zëvendësojnë UAC-në me një version që shfaq më pak instruksione të dyfishta. Ka opsionin “Don’t ask me again” si dhe disa opsione të tjera të çmuara në alarmin e sigurisë (security alert). Ju po ashtu mund të provoni edhe UAC Snooze (find.pcworld.com/62540), që është një vegël që e bën UAC-në e Vista-s të flejë për një periudhë të caktuar. Kjo mund të jetë shumë e dobishme nëse planifikoni të bëni ndërhyrje në sistem dhe nuk dëshironi të bezdiseni nga konfirmime të padurueshme për çdo hap që bëni.

Taskbar-i
Windows 7 ka ngjallur entuziazëm për kontrollin e taskbar-it të saj, pasi zë shumë ikona thirrëse dhe ju mundëson të kodoni aplikacionet dhe dokumentet më të përdorura. Ndërsa në Vista ju keni një taskbar pothuajse identik, por vetëm me disa klikime. Për fillestarët, me tastin e djathtë të miut klikoni taskbar-in dhe pastaj klikoni Toolbars•Quick Launch. Më pas, pranë butonit Start do të shihni një grumbull ikonash të vogla. Duke klikuar sërish me tastin e djathtë, hiqeni shenjën shënuese nga Lock the taskbar për t’u siguruar që taskbar-i të jetë i hapur. Ky hap shton një dorëz në anën e djathtë të Quick Launch; tërhiqeni atë në anën e djathtë për të krijuar më shumë hapësirë për ikonat. Duke klikuar me tastin e djathtë të miut mbi taskbar (në një fushë të hapur, jo drejtpërdrejt në ikonë) për të tretën herë, bëjini ikonat më të mëdha dhe pastaj zgjidhni View•Large Icons. Për të shtuar programet e dëshiruara, dosjet apo edhe dokumentet në taskabar-in tuaj, thjesht vetëm bëni drag and drop. Ju mund të bëni edhe një hap të fundit: kur e drejtoni kursorin drejt ikonës së taskbar-it në Windows 7, do të shfaqet një pop-up për shikimin paraprak të programit korrespondues. Për të prodhuar të njëjtin efekt edhe në Vista, instaloni enhanceMyVista (find.pcworld.com/62544), hapeni atë dhe klikoni Customization•Taskbar dhe pastaj klikoni enable Iconize your Taskbar.

Taskbar-i, pjesa e dytë
Windows 7 nuk përdor asgjë tjetër përveç ikonave në taskbar-in e saj, madje edhe për programet që punojnë aktualisht. Nëse dëshironi tekstin që tradicionalisht i shoqëron ikonat e taskbar-it, një ndërhyrje e vogël në Registry do ta rregullojë këtë gjë.

1. Klikoni Start, shkruani regedit dhe shtypni Enter.
2. Gjeni dhe klikoni vlerën HKEY_CURRENT_USER\Control Panel\Desktop\WindowMetrics.
3. Në panelin e djathtë, klikoni me tastin e djathtë të miut në hapësirën boshe dhe zgjidhni New•String Value.
4. Emërtojeni lidhësen e re me emrin MinWidth dhe pastaj vendoseni vlerën në -255. 5. Dilni nga Registry Editor dhe ristartojeni PC-në tuaj.
Tani në taskbar-in tuaj do të ketë vetëm ikona. Në fund të fundit, nëse nuk ju pëlqen pamja, ju mund të ktheheni në Registry dhe ta fshini hyrjen e re.

Shkurtesat
Më pëlqejnë shkurtesat (shortcuts) e tastierës sepse ato mundësojnë kryerjen e shpejtë të funksioneve pa pasur nevojë t’i vendosni gishtërinjtë tuaj në tastierë. Gëzohem që shoh disa shkurtesa të reja në Windows 7. Për shembull, shtypni – për t’i bërë transparente të gjitha dritaret e hapura, apo – për të minimizuar të gjitha dritaret, përveç asaj që është në përdorim. Tingëllon mirë? Ndiqni hapat në vazhdim për t’i vendosur të njëjtat shkurtesa edhe në Windows Vista. Fillimisht, shkoni dhe grabiteni veglën për e vogël për shkurtesat e Windows 7 (find.pcworld.com/62545); kjo vegël pa pagesë shton dhjetëra nga shkurtesat më të mira të Windows 7 për XP dhe Vista. Përveç metodave të përmendura sipër, shkurtesat e Windows 7 mundësojnë edhe disa kombinime jashtëzakonisht të mira të tasteve:

•Shtypni – (tasti me shigjetën lart) për ta zmadhuar dritaren e përzgjedhur.
•- (tasti me shigjetën poshtë) për ta minimizuar dritaren aktuale në taskbar apo ta riktheni dritaren në madhësinë e mëparshme.
•Shtypni – (tasti me shigjetën majtas) për ta futur dritaren e zgjedhur në bar në anën e majtë të ekranit tuaj.
•Shtypni – (tasti me shigjetën djathtas) për ta futur dritaren e zgjedhur në bar në anën e djathtë të ekranit tuaj.

Marifetet e dritareve
Windows 7 e bën menaxhimin e dritareve shumë më të lehtë sesa në versionet e mëparshme të sistemeve operative. Ju duhet vetëm ta tërhiqni një dritare në anën e djathtë apo të majtë të ekranit tuaj për ta futur në gjerësinë e gjysmës së ekranit, një opsion i shkëlqyer me monitor wide screen (ju mund ta tërhiqni sërish dritaren për ta rikthyer atë në madhësinë e mëparshme). Përdorni veglën pa pagesë AeroSnap (find.pcworld.com/62546) për ta sjellë këtë marifet më se të vyer edhe në Vista apo XP. Kur i tërhiqni dritaret në pjesën e sipërme të ekranit, AeroSnap i zmadhon ato në madhësinë maksimale, siç bën edhe Windows 7. Sistemi i ardhshëm operativ i Windows 7 po ashtu u premton përdoruesve shkundje: Kur klikoni dhe shkundni (shake) në ndonjë dritare të hapur, të gjitha dritaret e tjera të hapura automatikisht e minimizojnë veten e tyre. Shkundeni dritaren e vetmuar për të dytën herë dhe dritaret e tjera hapen sërish. Ju mund ta merrni këtë tipar përmes veglës aeroshake të Lifehacker (find.pcworld.com/62542), e cila u lejon përdoruesve t’i kenë dridhjet edhe në Windows XP dhe Vista. Më në fund, ju mund të provoni edhe AeroPeek (find.pcworld.com/62547; që shkarkohet si skedar zip), i cili imiton tiparin “show desktop” të Windows 7. Vendoseni kursorin mbi ndonjë ikonë në system tray dhe të gjitha dritaret e tjera të hapura do të bëhen transparente. Por në AeroPeek, ju nuk e keni të aktivizuar këtë tipar, prandaj duhet të klikoni për ta aktivizuar. Ju po ashtu mund të shtypni -D për t’i minimizuar dhe rikthyer të gjitha dritaret e hapura, pak a shumë në të njëjtën mënyrë.

Butoni Shut Down
Kur klikoni butonin Start në Windows 7, ju mund të shihni një buton “shut down”, i cili është më shumë se një ikonë e kriptuar, që në Vista e bën sistemin të flejë në vend që ta fikë atë. Por ju mund ta ndryshoni funksionin e ikonës. Ja se si.

1. Klikoni Start, shkruani Power Options dhe shtypni Enter.
2. Klikoni Change plan settings for your selected power plan dhe pastaj klikoni Change advanced power settings.
3. Fillimisht zgjerojini butonat Power dhe pastaj edhe Start menu Power button.
4. Ndërrojini opsionet prej Sleep në Shut Down.
5. Klikoni OK dhe mbyllini dritaret e mbetura.

Tani, kur ta klikoni ikonën e vogël “power”, kompjuteri juaj do të fiket me të vërtetë.

Mundësitë Iso-Burning
Windows 7 do të jetë në gjendje t’i vendosë në CD imazhet ISO, prandaj ju mund të kaloni në disqet që ju vetë i keni krijuar. Arsyeja përse XP dhe Vista nuk kanë arritur ta përfshijnë këtë tipar në sistemet e tyre mbetet ende një mister. Por ju mund ta zgjidhni këtë problem me një shkarkim të thjeshtë pa pagesë. Për të krijuar CD në XP apo Vista, instaloni ISO recorder (find.pcworld.com/60794). Kjo është një vegël e mrekullueshme dhe ofron më shumë tipare sesa vetë vegla e Windows 7.

Lajmet e fundit>