Ja se si

Bëjeni Windows Vista të duket dhe sillet si Windows XP

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Bëjeni Windows Vista të duket dhe sillet si Windows XP

Për të marrë maksimumin e ndenjes së XP-së, kërkoni pak ndihmë nga jashtë: Star-dock 20$ WindowBlinds (find.pcworld.com/61383) ju lejon të ndryshoni pamjen e Windows, duke zgjedhur mes qindra temave të krijuara nga përdorues të tjerë, përfshirë këtu dhe Windows XP Style, i cili vjen komplet me një buton Start të madh të gjelbër. Tani është koha që të rikthejmë te Start menynë klasike të Windows. Hapni Control Panel dhe në Kutinë e Kërkimit shkruaj Start Menu. Klikoni Change Start Menu to Classic view dhe pastaj zgjidhni Classic Start menu. Klikoni Apply dhe i thoni mirë se erdhe stilit të XP-së në menynë Start. Pastaj ndryshoni treguesin orë-me-rërë. Klikoni me të djathtën në një pjesë bosh në Desktop dhe zgjidhni Personalize dhe Mouse Pointers. Në skemën drop-down menu zgjidhni opsionin Windows Standard. Klikoni OK. XP asnjëherë nuk ju ka mërzitur me ndonjë gjë si User Account Control në Vista, kështu UAC-ja duhet zhdukur. Hapni Control  Panel dhe shkruani UAC-në në kutinë e kërkimit. Klikoni User Account Control (UAC) on or off . Në dritaren tjetër fshini Use User Account Control (UAC) to help  protect your computer, pastaj OK. Ristartimi i kompjuterit i jep fund punës, duke dërguar UAC-në drejt e në Ferr, se aty e ka vendin!.

Lajmet e fundit>