Biznes

Belkin Dual Auto Charger mbush dy pajisje

Mar 10 2010
0 Shpërndarje
Belkin Dual Auto Charger mbush dy pajisje

Kjo e bën të domosdoshëm një mbushës kompakt për gjithë këto pajisje.

Belkin Dual Auto Charger 30$ për iPhone dhe iPod (find.pcworld.com/63325) është një zgjedhje pothuajse e përsosur për mbushje me energji të pajisjeve kur jeni jashtë vendit. Mos lejoni t’ju mashtrojë emri, pasi nuk është i dedikuar vetëm për produkte të Apple.

Nëse jeni në nxitim dhe duhet të mbushni telefonin tuaj, vendoseni në portin e shënuar QuickCharge. Pajisjet e tjera mund të mbushen në portin tjetër USB pa ndërprerë mbushjen e ndonjë pajisjeje në portin e shpejtë.
Një brengë: porti QuickCharge prodhon një zhurmë në prapavijë nëse lidhni iPod-in tuaj derisa jeni duke dëgjuar muzikë, kështu që përdorni portin standard për situata kur dëgjoni muzikë.
Prej disa javësh jam duke përdorur Dual Auto Charger për të mbajtur BlackBerry dhe iPod-in tim gjithmonë me energji dhe ky mbushës i thjeshtë nuk më ka zhgënjyer asnjëherë. Edhe më mirë, është i hollë dhe kompakt, transportohet lehtë, duke i shtuar çantës sime të udhëtimeve vetëm disa gramë që nuk prishin punë.

Lajmet e fundit>