Ja se si

Bëni më të thjeshtë menaxhimin e kontakteve me aplikacionin “Ringya”

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Bëni më të thjeshtë menaxhimin e kontakteve me aplikacionin “Ringya”

“Ringya” është një aplikacion pa pagesë i dobishëm për menaxhimin e kontakteve.

Fillimisht ka qenë i disponueshëm vetëm për iOS, por tani mund të funksionojë edhe në pajisjet me Android.

E veçanta e këtij aplikacioni qëndron në faktin se mund të fotografojë një listë kontaktesh të printuar, mund të importojë më pas emrat dhe numrat në një grup të ri në aplikacion. Procesi është tepër i thjeshtë, mjafton të bëni një foto dhe të prisni disa minuta derisa serverat e “Ringya-s” të përpunojnë imazhin dhe t’a konvertojnë atë në të dhëna kontaktesh.

Aplikacioni është testuar nga përdoruesit dhe me copa letre të palosura dhe me shkrim shumë të vogël, por funksionon për mrekulli. “Ringya” mund të importojë kontakte dhe nga lista juaj e kontakteve në telefon ose nga një dokument Word ose Exel. Gjithashtu është e mundur që të regjistroni kontaktet manualisht.

Dy disavantazhet e këtij aplikacioni janë: pamundësia për të importuar kontakte nga kartat e biznesit si dhe importimi i kontakteve nga “Ringya” në listën e kontakteve të telefonit.

Aplikacioni ka këtë emër pasi kontaktet organizohen në formë unazash “rings”. Këtë mënyrë organizimi është mirë që t’a përdorni për të dërguar mesazhe në grup ose për të telefonuar dikujt që i përket një grupi të caktuar.

5 aplikacionet më të fundit për Android që ia vlen t’i keni në pajisjet tuaja

Në qoftë se dikush ju telefonon atëherë ju shfaqet informacion në ekran që tregon se cilit grup i përket ai person. Në rast se ju e ndani ose sinkronizoni grupin (ring) edhe me pjesëtaret e tjerë të grupit atëherë aplikacioni përditëson automatikisht informacionet rreth tyre nëse kryhen ndryshime.

Pesë aplikacionet më të mira foto-filter për smartfonë

“Ringya” ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, por në qoftë se zhvilluesit vazhdojnë të punojnë me të dhe ti shtojnë disa funksionalitete të tjera do t’a shndërrojnë atë në një aplikacion fantastik për menaxhimin e kontakteve. (PCWorld Albanian)

Ringya

Lajmet e fundit>