Biznes

Benny kërkon 100.000 euro nga Google

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Benny kërkon 100.000 euro nga Google

Sipas gazetës maqedone “Dnevnik”, ai është ankuar në Gjykatën në Strasburg, duke pretenduar se gjykatat maqedonase e dënuan padrejtësisht, dhe si kompensimin kërkon kthimin e domenit Google.com.mk, si dhe pagesën e kompensimit prej 100,000 eurosh, me kamatë.

Në ankesën e Benny’t, avokatja e tij, Mirjana Markovska, thekson se në proceset dhe vendimit e gjykatave maqedonase ka shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe të Lirive të Njeriut, që përcakton të drejtën për gjykim të paanshëm.

Muslija është dënuar në vitin 2007 për përdorim të paautorizuar të brandit Google dhe për regjistrim të domenit, për ç’gjë është dashur të paguajë një gjobë prej 1,000 eurosh.

“Rasti im është një precedent. Gjykata nuk na lejoi të bëjmë ekspertizën e faqes e as nuk i pranoi dëshmitë më të rëndësishme. Ka shembuj të shumtë të regjistrimit të domene të njohura në disa vende, të cilat pastaj janë shitur. Nuk e kuptoj pse rregulla të tilla vlejnë për vendet tjera në botë, e jo edhe për Maqedoni. Jam dënuar padrejtësisht, e si kompani jemi dëmtuar vetëm për të mbrojtur interesat e një kompanie të madhe të huaj”, deklaroi Muslija, sipas të cilit në tërë botën ka shtëpi brokerimi që shesin domene, disa nga të cilat arrijnë çmimin prej 300,000 eurosh.

Përfaqësuesi juridik i Google në Maqedoni, Valentin Pepeljugoski, i ka bërë thirrje Benny’t që fillimisht ta paguajë gjobën prej 1,000 euro, e pastaj të ankohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasbourg.

“Ai kontestin në gjykatat maqedonase e ka humbur para tri vitesh dhe ende s’e ka paguar gjobën”, thotë Pepeljugoski.

Sipas Muslisë, ai domenin për të cilin është dënuar e ka regjistruar qysh në vitit 2004, kur Google ende e kishte të regjistruar brandin në Maqedoni.

“Domeni është pjesë e pronësisë industriale. Është e rëndësishme që nuk e përdorëm platformën Google, përkatësisht që s’kemi qenë kërkues, por vetëm e regjistruam domenin. Nëse do ta përdornim platformën, atëherë do të ishte mashtrim”, shprehet Muslija.

Sipas Pepeljugoskit, tash dhjetë vjet Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i kundërshton ankesat për kontestet e ngjashme si ky i Muslisë. Ndërkaq gjykata Shkupi 1 e ka revokuar në vitin 2007 regjistrimin e Google.com.mk si pronë të Ardhmeria Internet Solution, pronar dhe menaxher i së cilës është Muslija, ndërsa kompanisë ia ka ndaluar regjistrimin e domenit të ri për një periudhë trevjeçare. Menjëherë pas kësaj Pepeljugovski e regjistron domenin Google.

Vendimi gjyqësor është në përputhje me Rregulloret për përdorimin e subdomenit “mk” në subdomenin maqedonas “MARNet”. Sipas rregullores, përdoruesi i domenit s’mund ta shesë ose të ndërmarrë asnjë aktivitet që lidhet me domenin nëse këtë e bën për përfitim financiar, material ose për përfitime tjera. Muslija është shpallur fajtor në bazë të këtij neni, ngase ka synuar që domenin t’ia shesh kompanisë Google. Jozyrtarisht flitet për 50,000 euro.

Në zyrën ligjore Markovska & Adrevski, që e përfaqëson Muslijën, vlerësojnë se këtu janë shkelur dy parimet themelore të kontesteve të pronësisë industriale.

“Parimet bazë që vlejnë për të drejtën e pronësisë industriale janë: ‘ai që arrin i pari, i pari shërbehet’, dhe i dyti, se palët përpiqen të arrijnë marrëveshje para fillimit të procedurës gjyqësore. Kompania e Bexhet Muslijës Ardhmeria Internet Solution e ka regjistruar e para domenin Google.com.mk, ndërkaq përfaqësuesi juridik i Google nuk pranoi të arrijë një zgjidhje miqësore”, thonë avokatët.

“Unë e kam regjistruar ligjërisht domenin te ‘MARNet’, dhe sipas të gjitha rregullave dhe rregulloreve, për këtë kam paguar dhe e kam mirëmbajtur internet faqen. Nëse Google është brand i vërtetë, atëherë është dashur që të vijnë e të bisedojnë me mua, për t’u marr vesh. Unë jam i dënuar padrejtësisht”, përfundon Muslija. /GazetaExpress

Lajmet e fundit>