Lajmet

Berisha: Me internetin falas kemi shkelur rregullat e tregut

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Berisha: Me internetin falas kemi shkelur rregullat e tregut

internet onlineU përurua sot në Tiranë projekti PAP 2 (Pikat e Aksesit Publik), që ofron internet falas në të gjitha universitetet  e shkollat e vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për inaugurimin e këtij projekti dhe pranoi se qeveria mund të ketë shkelur edhe rregulla të tregut duke ofruar internet falas.

 “Shpreh vlerësimin tim më të madh, për inaugurimin sot të këtij projekti, i cili nuk vjen rastësisht. Jo. Vjen si një kurorë e një seri projektesh të shkëlqyera, që Posta Shqiptare ka aplikuar, zbatuar gjatë këtyre viteve. Sot postieri elektronik shqiptar është postieri më modern që mund të ekzistojë në vend. Ai ofron shërbimet më moderne, më të sigurta më transparente qytetarit shqiptarë. Ndonjë rregull edhe mund të jetë shkelur në këtë mes me furnizimin falas, por çdo qeveri është e detyruar  të ndërmarrë masa të veçanta kur do, që një sektor të harruar ta përparësojë  dhe kjo është arsyeja, që ne vendosëm ta furnizojmë falas internetin, sikundër Posta Shqiptare është e gatshme t’u ofrojë internet, kompanive që duan të blejnë prej saj, me çmimet më të leverdishme  që kanë inportuar ndonjëherë,” tha Berisha.

Ai ju bëri gjithashtu thirrje universiteteve të inkurajojnë novacionin në teknologji dhe përsëriti edhe njëherë ambicien e tij për ta shndërruar Shqipërinë në superfuqi të teknologjisë për Rajonin.

internetICTS Media, zyrtarisht si media e akredituar për pjesëmarrje në Mobile World Congress

Ne, i kemi të gjitha potencialet, të gjitha mundësitë të shndërrohemi në një superfuqi rajonale në Soft dhe Hi Tech. Kjo kërkon që universitetet, shkollat e larta të bëhen promotor të kësaj nisme dhe ato kanë të gjitha mundësitë. Sikundër  ju garantoj se qeveria sëbashku me ju është e gatshme të bëjë një planë të veçantë, për të nxitur inovacionin dhe kërkimin shkencor në këtë fushë. Është në interesin tonë më të mirë, është në interesin e emrit më të mirë të Shqipërisë, që ne ta bëjmë vendin tonë një superfuqi rajonale në këtë fushë,” tha Kryeministri. rajonale në këtë fushë,” tha Kryeministri.

Realizimi i projektit PAP 2 mundëson shpërndarjen e internetit falas në të paktën 1250 pika në të gjithë territorin e vendit.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>